Search
Fushatat tona

Emri i Fushates: Up-cycling
Kohezgjatja: Janar -qershor 2013

Fushata ndërkombëtare “Up-cycling”  do të rrisi ndërgjegjësimin mjedisor duke promovuar në mënyra të ndryshme konceptin e Up-cycling.
Upcycling është transformimi i mbetjes në diçka tjetër, që ka vlërë ose përdorim të njëjtë ose më të madh se materiali fillestar. Ky është një koncept mjaft i vlefshëm mjedisor, që shërben si një alternativë ose plotëson konceptin e ripërdorimit. Rrit ndërgjegjësimin e vlerësimit të objekteve dhe nënvizon pasojat mjedisore të konsumatorëve.

Këtë fushatë e koordinojnë një grup të rinjsh nga secili vend pjesëmarrës në fushatë: Republika Ceke, Rusi, Letoni, Armeni, Portugali, Shqipëri

Broshure Up-cycling
 


Emri i Fushatës: E drejta e bletes
Kohëzgjatja: Prill 2013

Kjo fushatë nderkombetare ka për qëllim që të tërheqi vëmendjen dhe të rrisi ndërgjegjësimin e njerëzve rreth zhdukjes së bletëve të mjaltit në Europë nëpërmjet një aksioni për mbjelljen e bimëve duke krijuar një "kopësht" në qytet i cili do të sigurojë më shumë burime ushqimi për bletët. Ky aksion do të realizohet në datat 20-21 prill që janë në afërsi të festimit që bëhet për Ditën e Tokës.Kjo fushatë i bën thirrje cdo qytetari në botë që të përfshihet në këtë lëvizje dhe të realizojë dicka për bletët në vendin e tij.

Qytetet nismëtare të fushatës: Republika Ceke, Gjermani, Poloni, Shqiperi
 


Emri i Fushates: Kujdesje për të ardhmen? Kujdesje për pyjet!
Raporti i pyjeve për Finlandën, Mbretërinë e Bashkuar, Portugalinë, Republikën Çeke, Rusinë dhe Shqipërinë (PDF)
Kohëzgjatja:
Korrik - Dhjetor 2011

Kombet e bashkuara kanë përcaktuar vitin 2011 si viti ndërkombëtar i pyjeve. Të jetuari në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm është një e drejtë e rëndësishme e njerëzve dhe pyjet luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të pastër. Fatkeqësisht jo të gjithë e kuptojnë rëndësinë e tyre dhe pyjet po shkatërohen me një hap shqetësues në mjaft vende. Për këtë arsye YEE dhe organizatat e saj anëtare po organizojnë një fushatë për pyjet gjatë verës dhe vjeshtës të 2011, që do të zhvillohet në 6 shtete Europiane.

Fushata është duke u koordinuar nga një grup të rinjsh nga secili vend që merr pjesë në këtë fushatë: Finland, Mbretëria e Bashkuar, Portugal, Republika Çeke, Rusi, Shqipëri.


Emri i fushates:  Shqipëria të ketë lule të vërteta, jo plastike (PDF)
Kohëzgjatja: Janar 2010 – Prill 2011

Klikoni këtu për të ndjekur fushatën tone në facebook

 


Emri i fushates: Vepro Tani! – Fushatë Kombëtare për ndryshim në Mjedis (PDF)
Kohëzgjatja: Nëntor 2009 – Shtator 2010


Emri i fushates: Aktivitete për informimin e publikut dhe rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me termocentalin me qymyr në Porto Romano, Durrës (PDF)
Kohëzgjatja: Prill 2009– Shtator 2009


 

Built by Gorani.net