Search
Mbetjet

Emri i Projektit: Të reduktojmë rrezikun për shëndetin publik dhe mjedisin  nga bateritë e makinave plumb acid të përdorura në Shqipëri
Kohezgjatja: Shtator 2009 – Mars 2011


Emri i Projektit: Rritja Ndërgjegjësim për Shëndetin dhe Sigurinë  e njerëzve që jetojnë pranë ish-Uzinës së baterive në Berat
Kohezgjatja: Shtator 2010 – Dhjetor 2010


Emri i projektit: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe gjenerimi i të dhënave të reja rreth ndotjes së Mërkurit në Shqipëri
Kohëzgjatja: Janar 2012 – Gusht 2012

►Projekti “ Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe gjenerimi i të dhënave të reja rreth ndotjes së Mërkurit në Shqipëri “ ka për qëllim të vlerësojë nivelin e ndotjes së mërkurit në zonën pranë ish uzinës së PVC-ës në Pyllin e Sodës dhe të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit në Vlorë dhe Tiranë në lidhje me ndotjen  nga mërkuri. Ky projekt zbatohet nga qendra EDEN dhe është i bështetur nga IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e Ndotësve Organik të Qendrueshëm NOQ-ve)
Ideja e këtij projekti lindi duke marrë  shkas nga raporti i fundit i UNEP  i cili e  identifikoi gjirin e Vlorës si një nga “Zonat e Nxehta” të ndotura me mërkur. Gjithashtu jemi mbështetur edhe në faktin që nuk ka një investim konkret në këtë zonë edhe pse ekziston një plan rekuperimi; ndërgjegjësimi i ulët në publikun e gjërë ashtu dhe në njësitë administrative dhe mbi të gjitha sepse në sezonin veror është një nga zonat më të populluara në vend.
Në kuadër të këti projekti planifikohen një sërë aktivitetesh: Vlerësimi i ndotjes nëpërmjet analizës së peshkut të zonës dhe flokëve të banorëve; Hartimi i një raporti përmbledhës për Hot-Spotin  dhe fushatë ndërgjegjësuese.


 

Built by Gorani.net