|
Lojra të ndryshme mjedisore mund të zhvillohen duke përdorur materialet e Edukimit Mjedisor që mund ti gjeni pranë Qendrës së Edukimit Mjedisor “EDEN” në Kopështin Zoologjik të Tiranës
Disku i Secchit
Pranë një liqeni apo lumi gjejmë një vend ku thellësia të jetë e madhe (mundësisht pranë ndonjë ure). Më pas fillojmë të zhysim me ngadalë diskun e Secchi-t deri në atë thellësi ku syri nuk mund ta dallojë më atë. Tek filli në të cilën është lidhur disku lexojmë thellësinë (duke numëruar nyjet dhe shumëzuar me 10 cm në rastin konkret) se deri në çfarë thellësie uji është i tejdukshëm. Numërimi i nyjeve nis nga nyja, e cila është rrafsh me sipërfaqen e ujit, drejt asaj ku është lidhur disku. Sa më i madh të jetë numri i njyjeve që do të numëroni, aq më i tejdukshëm është uji të cilin po shqyrtoni dhe për rrjedhojë aq më i pastër është ai.
Në nje aktivitet me fëmijët në natyrë, ju mësues mund të bëni matje në dy pellgje/ lumenj/liqene dhe të inkurajoni një diskutim mes fëmijëve për krahasimin e pastërtisë ( nivelit të ndotjes) në dy ekosisteme ujore.
Për më shumë: Materialet e Edukimit Mjedisor.pdf
|