Njoftim mbi projektet fitues të thirrjes për grante
Njoftim mbi projektet fitues të thirrjes për grante
Nr. referencës për thirrjen: E-81317209
Autoriteti Kontraktues: Qendra EDEN
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 25 Korrik 2025, ora 23:59
Pas vlerësimit të aplikimeve të dorëzuara në kuadër të thirrjes për grante mbështetur nga projekti i GIZ: “EU4Ekonomia Qarkulluese dhe Qytetet e Banueshme”, kemi kënaqësinë të shpallim pesë projektet e përzgjedhura për financim.
Kjo thirrje, synonte mbështetjen e nismave inovative në ekonominë qarkulluese, të cilat adresojnë pabarazitë gjinore sistemike brenda zinxhirëve qarkullues të vlerës në Shqipëri, në përputhje me parimet e BE-së për zhvillim të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.
Pas një procesi konkurrues dhe një vlerësimi të plotë sipas kritereve të publikuara, projektet e përzgjedhura për financim janë:
Të gjithë aplikantët, si ata të përzgjedhur ashtu edhe ata që nuk u përzgjodhën, janë njoftuar individualisht me shkrim.
Falenderojmë të gjithë aplikantët për përkushtimin e tyre në këtë proces. Numri dhe cilësia e lartë e propozimeve dëshmojnë angazhimin e fortë të aktorëve për të zhvilluar praktika të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejta gjinore në Shqipëri.
Përditësimet mbi zbatimin e këtyre projekteve do të shpërndahen rregullisht kanalet tona të komunikimit.
