Viti: 2018
Mesazhi: " Stop ndotjes nga plastika"
Vendndodhja: Parku i lodrave, Piramida, Tiranë
Mbështetur nga: Projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
Partnerë: Bashkia Tiranë, Shkolla New York Tiranë
Qendra EDEN dhe Bashkia Tiranë nisin promovimin e projektit BAS (Përfito duke kursyer) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Kjo ditë sot, mblodhi së bashku në parkun e ri të lojrave pranë Piramidës, 60 nxënës dhe vullnetarë për t’i thënë “STOP ndotjes nga plastika!” . Për 14 vite rresht jemi munduar të pëcjellim tek banorët e kryeqytetit mesazhe për mbrojtjen e tokës sonë dhe u kemi bërë thirrje të na bashkohen me veprimet e tyre.