Viti: 2015
Mesazhi: "Tani është mandati ynë për të udhëhequr"
Vendndodhja: Kopshti Zoologjik, Tiranë
Mbështetur: Kontribut i EDEN
Partnerë: YEE (Youth and Environmnet Europe)
Mesazhi i përzgjedhur për t’u përcjellë këtë vit ishte “Ndryshimet Klimatike - Tani është mandati ynë për të udhëhequr”.Për të qenë më afër mesazhit të këtij viti për ditën e tokës, u përzgjodh si vend për të organizuar aktivitetin Qendra Ekologjike e Edukimit Mjedisor EDEN, pranë Kopshtit Zoologjik. Të pranishëm në aktivitet ishin vullnetarët e qendrës EDEN dhe nxënësit e shkollës së mesme “ Kristaq Rama”.
Aktiviteti filloi me një prezantim të qendrës së Edukimit Mjedisor, historikun dhe shërbimet që ofron, si dhe përdorimi i burimeve të rinovueshme, si djelli, që përdor Qendra për të ndriçuar ambjentet e brendshme. Festimi vijoi me një ekspozim të pikturave të realizuara nga nxënësit e shkollës së mesme me temë ditën e Tokës dhe me fotografi ku pasqyroheshin projektet e sukseshme të energjisë së rinovueshme të realizuara në Shqipëri dhe në vendet fqinjë.