Viti: 2013
Mesazhi: "Imazhi i sjelljeve të gjelbërta"
Vendndodhja: Kuçovë, Berat
Mbështetur nga: Ambasada Amerikane
Partnerë: Bashkia Kuçovë, Qendra Rinore
Dita e Tokës me temë “ Imazhi i sjelljeve të gjelbërta” këtë vit u zhvillua në qytetin e Kuçovës me një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kuçovë dhe Qendrën Rinore. Aktiviteti u organizua në ambjent të hapur duke u shoqëruar me një panair produktesh lokale biologjike, një panair i organizatave dhe grupeve rinore aktive në Kuçovë dhe në Berat, një ekspozitë fotografish me temë
“ Ky është vizioni i qytetarëve të Kuçovës”, grupi ekologjik i shkollës “Xhemal Cekini “në Uznovë, si dhe një grup muzikor nga Berati. Ashtu si çdo vit ky event promovohet dhe regjistrohet në faqen e rrjetit më të madh Earth Day Network.