Dita Ndërkombëtare e Tokës

2014Viti:                                2014
Mesazhi:
                    
"Qytete të gjelbra"
Vendndodhja:             Durrës
Mbështetur nga:         Ambasada Amerikane
Partnerë:                     Bashkia Durrës, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)

Dita e tokës këtë vit pati si tematikë "Qytete të gjelbra", me një bashkëpunim të Ambasadës Amerikane, Bashkisë Durrës, REC dhe me përfshirjen e vullnetarëve dhe qytetarëve. Festimi pati aktivitete për të ndërtuar shëmbuj të qytetit ekologjik: eko-monopoli , lojë me mesazhe mjedisore në të cilin fëmijët luajtën dhe mësuan në të njëjtën kohë se si sjelljet në jetën e përditshme të secilit prej nesh kanë ndikimin e tyre në ambjentin ku jetojmë .

Në një pjese të sheshit u krijua nje mjedis ekologjik me nisma të vogla krijuese duke pikturuar gomat e përdorura të makinave duke i kthyer ato në vazo për të mbjellë lulet.
Pjesë e aktivitetit ishte dhe ekzpozita e energjisë ku u pasqyruan projekte mbi energjine e rinovueshme të cilat janë zbatuar në Shqipëri dhe rajon. Në një kënd tjetër të aktivitetit fëmijët e shkollës 9-vjecare jo publike te Durrësit “Mihal Ekonomi“ pikturuan canta prej beze duke dhënë mesazhin e tyre për mjedisin. Nxënësit e shkollës”Eurovizion“ Tiranë si cdo vit ishin të pranishëm për festimet duke realizuar veshje me materiale të ricikluara. Këto nisma të vogla të përqëndruara në sheshin përpara bashkisë së durrësit përbën disa nga copëzat e mozaikut për qytetin e gjelbër dhe Ekologjik. Ky festim në bashkëpunim dhe pjesëmarrjen e disa aktorëve tregon mundësinë e zhvillimit të qyteteve tona sa më të gjelbra dhe të qëndrueshme.