Viti: 2017
Mesazhi: " Edukim për mjedisin dhe klimën"
Vendndodhja: Kopshti Zoologjik, Tiranë
Mbështetur nga: Ambasada Amerikane, Programi ACHIEVE, Financuar nga Bashkimi Evropian
Partnerë: Bashkia Tiranë, REC, Shkolla Profesionale Kamëz
Tema e këtij viti “Edukim për mjedisin dhe klimën”, nuk mund të organizohej më mirë se në shtëpizën e “Edukimit mjedisor EDEN” pranë kopshtit zoologjik ku ka një ndërthurje dhe një reflektim shumë të mirë të këtyre dy çështjeve. nxënësit e shkollës profesionale të Kamzës ndoqën dy sesione të ndara edukuese për ujin dhe për ajrin,të organizuara nga vullnetarët e qëndrës EDEN me qëllim promovimin e vlerave të natyrës pranë kopshtit Zoologjik, duke përdorur mjete didaktike të Kitit Mjedisor të Qendrës EDEN.
Nxënësit e shkollës profesioanle në Kamëz i dhanë formë këtij aktiviteti duke sjellë punimet e tyre të realizuara me dorë të cilat reflektonin një model për një zhvillim sa më të shëndetshëm të mjedisit duke sjellë një serrë ne miniaturë me disa bimë të mbjella në të dhe një model të një shtëpie ekologjike banimi ndërtuar me materiale të ricikluara.
Cikli aktiviteteve vijoj gjithashtu me mbjelljen në pjesën e parme të shtëpizës të farave për lule shumëngjyrëshe për të krijuar një ambjent sa më të përshtatshëm për rritjen e bletëve dhe për mbrojtjen e tyre nga rreziku i zhdukjes si pjesë e fushtatës "The right to Be(e)".