Dita Ndërkombëtare e Tokës - 22 Prill

2015Viti:                         2015
Mesazhi:
               
"Tani është mandati ynë për të udhëhequr"
Vendndodhja:       Kopshti Zoologjik, Tiranë 
Mbështetur:  
        Kontribut i EDEN
Partnerë:               YEE (Youth and Environmnet Europe)

Mesazhi i përzgjedhur për t’u përcjellë këtë vit ishte “Ndryshimet Klimatike - Tani është mandati ynë për të udhëhequr”.
Për të qenë më afër mesazhit të këtij viti për ditën e tokës, u përzgjodh si vend për të organizuar aktivitetin Qendra Ekologjike e Edukimit Mjedisor EDEN, pranë Kopshtit Zoologjik. Të pranishëm në aktivitet ishin vullnetarët e qendrës EDEN dhe nxënësit e shkollës së mesme “ Kristaq Rama”. 

2014Viti:                                2014
Mesazhi:
                    
"Qytete të gjelbra"
Vendndodhja:             Durrës
Mbështetur nga:         Ambasada Amerikane
Partnerë:                     Bashkia Durrës, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)

Dita e tokës këtë vit pati si tematikë "Qytete të gjelbra", me një bashkëpunim të Ambasadës Amerikane, Bashkisë Durrës, REC dhe me përfshirjen e vullnetarëve dhe qytetarëve. Festimi pati aktivitete për të ndërtuar shëmbuj të qytetit ekologjik: eko-monopoli , lojë me mesazhe mjedisore në të cilin fëmijët luajtën dhe mësuan në të njëjtën kohë se si sjelljet në jetën e përditshme të secilit prej nesh kanë ndikimin e tyre në ambjentin ku jetojmë .

2013Viti:                                2013
Mesazhi:
                    
"Imazhi i sjelljeve të gjelbërta"
Vendndodhja:             Kuçovë, Berat
Mbështetur nga:         Ambasada Amerikane
Partnerë:                      Bashkia Kuçovë, Qendra Rinore

Dita e Tokës me temë “ Imazhi i sjelljeve të gjelbërta”  këtë vit u zhvillua në qytetin e Kuçovës me një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kuçovë dhe Qendrën Rinore. Aktiviteti u organizua në ambjent të hapur duke u shoqëruar me një panair produktesh lokale biologjike, një panair i organizatave dhe grupeve rinore aktive në Kuçovë dhe në Berat, një ekspozitë fotografish me  temë