Viti: 2012
Mesazhi: " Të mobilizojmë Tokën – Reagim qytetar nëpërmjet artit !"
Vendndodhja: Zona Pedonale, Tiranë
Mbështetur nga: Ambasada Amerikane, Ambasada Austriake
Partnerë: Bashkia Tiranë, Ministria e Mjedisit
Qendra EDEN në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Ambasadën Amerikane, Ambasadën Austriake dhe Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave festoi për të 8-in vit rradhazi Ditën Ndërkombëtare të Tokës.Aktiviteti u zhvillua në Rr.” Murat Toptani” (zona pedonale). Mesazhi që u përcoll te qytetarët këtë vit ishte “Të mobilizojmë Tokën – Reagim qytetar nëpërmjet artit”. Ky mesazh vendosë në qendër të vemendjes njeriun si leva lëvizëse e planetit dhe në këtë kuadër u bazuan të gjitha aktivitetet që u mbajtën përgjatë gjithë paradites së ditës së dielë.