Lojra dhe kuriozitete per femijet
Edukim Mjedisor për një zhvillim të qëndrueshëm
1. UJI
2. AJRI
3. RICIKLIMI
4. EKOLOGJIA
5. TOKA
6. BIMËT
7. KAFSHËT
8. MBETJET E RREZIKSHME
1. UJI
Cikli i ujit:
Avujt e ujit në ajër marrin të ftohtë dhe ndryshimet kthehen në të lëngët, duke formuar retë. Për të parë kondesim në veprim, vendosni një pjesë të madhe prej kartoni në frigorifer për rreth një orë. Tani, merrni enën me ujë të zier dhe mbajeni kartonin e ftohtë 30cm mbi hundëz - drejtë në mes të avullit. Ju do të duhet të vishni dorashka furre për të bërë këtë. Pikat e ujit do të formohen në karton. Ky është kondesimi!
A e dini se?
- Toka ka të njëjtën sasi uji që ka pasur dhe miliona vjet më parë Rreth 97% e gjithë sasisë së ujit në botë është i kripur apo ndryshe i papijshëm; 2% është pjësë e akujve dhe akullnajave; dhe 1% mbetet për të gjitha nevojat tona
- Uji e rregullon temperaturën e Tokës. Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit të njeriut
- Sasia më e madhe e ujit që shpërdorohet nga njeriu, më shumë se në çdo vend tjetër është në ambjentet sanitare
- Rrjedhja e ujit në rubinet mund të çojë në harxhimin e deri në 2.000 litra ujë në vit
- Në shkollë dhe në shtëpi, ju mund të ndihmoni të mbroni burimet tona ujore
- Mos lejoni harxhimin e ujit ndërsa jeni duke larë apo shpëlarë enët
Për më shumë: Lojra per Edukim Mjedisor