Titulli i projektit:"Guidat Natyrore; Ambasadorët e Tiranës për qëndrueshmërinë"
Kohëzgjatja: Dhjetor 2004 – korrik 2005
Vendodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Bashkimi Europian/ General Call 2004
Buxheti: 18050 Euro
Ky projekt ishte i një rëndësie të veçantë për organizatën tone të re. Ai ishte granti i parë për të cilin ne garuam dhe na shërbeu për të nismuar idenë e re dhe novatore
të Guidave Natyrore. Tashmë ne jemi të lumtur që disa nga të rinjtë e trajnuar e kanë zhvillluar këtë aftësi në një biznes.
Objektivi i përgjithshëm afatgjatë i projektit ishte ndërtimi i kapacitetit organizativ të EDEN për ndikimin e politikave qeveritare në aspektin e përdorimit të burimeve
natyrore/ zhvillimit të qëndrueshëm dhe edukimit mjedisor. Ky projekt synonte zhvillimin e aftësive bazike të organizatës siç janë: kapaciteti në ndërtimin e OJF-së, marrja e njohurive dhe praktikave më të mira, edukimi i të rinjve me dashurinë për natyrën dhe motivimi i vullnetarëve. Ai gjithashtu synonte promovimin e aktiviteteve rekreative përmes përdorimit të burimeve natyrore.