green economyTitulli i projektit:                “Ekonomia e gjelbër për një Zhvillim Rajonal“
Kohëzgjatja:                       Mars 2018 – Shkurt 2021
Vendndodhja:                    Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Bosnje&Hercegovine
                                            dhe Maqedoni

Mbështetur nga:
                Bashkimi Evropian në kuadër të Mbështetjes së
                                            Shoqërisë Civile dhe Medias
Buxheti:                             130.000 EUR

Projekti ka si qëllim rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, në mbrojtje të mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër.

Një projekt ky (3) tre-vjeçar do të zbatohet në vendet e sipërpërmendura dhe aktivitetet kryesore përfshijnë trajnimet për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për ekonominë e gjelbër, advokimin publik dhe lobimin, pjesëmarrjen në vendimmarrje, monitorimin e politikave publike, menaxhimin e ciklit të projektit, etj,.. familjarizimi me modelet e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër përmes vizitave studimore në BE dhe prezantimet e organizuara në vendet e synuara, subgrantime për organizatat e shoqërisë civile, konferencat rajonale për ekonominë e gjelbër dhe sipërmarrjen e gjelbër, zhvillimin e një Studimi mbi mundësitë për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në rajonin e synuar, etj.
Projekti realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe lideri i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia si dhe përmirësimi i praktikave të edukimit mjedisor duke vlerësuar përfshirjen reale të tij në kurrikula dhe extra – kurrikula. Një vlerësim mbi përfshirjen reale të Edukimit Mjedisor në shkolla do të ndihmojë në kuptimin e arsyeve të vërteta të mosfunksionimit të tij. Nga ana tjetër, koncepti i tij në të gjithë nivelet e arsimit duhet të zhvillohet më tej në lidhje të drejtë për drejtë me standartin e jetesës.

Agenda and Invitation of the Regional Conference "Green Economy Sustainable Development" held on 27-28 May 2021
Panelists 27-28 May 2021 Regional Conference Green Economy Sustainable Development