Titulli i projektit:  Shërbime publike të përmirësuara në Bashkinë Has përmes përfshirjes së grave dhe të rinjve në buxhetim
Kohëzgjatja:        Shtator 2020 – Maj 2021
Vendndodhja:      Has, Shqipëri
Mbështetur nga:  Ambasada e Shteteve të Bashkura të Amerikës, Tiranë, Shqipëri. Programi i Granteve të vogla
Buxheti:              10470 $

Projekti “Shërbime publike të përmirësuara në Bashkinë Has përmes përfshirjes së grave dhe të rinjve në buxhetim” ka për qëllim të krijojë një praktikë të mirë qeverisjeje mbi buxhetimin me pjesëmarrje për shërbimet publike përmes përfshirjes së grupeve të synuara grave dhe të rnjve që janë të nënpërfaqësuara. Projekti do të zhvillojë një seri aktivitetesh ku përfshihen trajnime për Bashkinë Has, studime fizibiliteti, takime me grupet e interesit, dëgjesë publike dhe mbrojtja e buxhetit.