Rreth Sektorit
Edukimi Mjedisor
Sektori i Edukimit Mjedisor ka nisur implementimin e projekteve mjedisore me projektin “Guidat Natyrore” – ambasadorët e Tiranës për një zhvillim të qëndrueshëm , Dhjetor 2004-Qershor 2005.
Eksperiencat e deritanishme të Qendrës EDEN kanë treguar se të rinjtë janë shumë të interesuar të jenë pjesë e aktiviteteve mjedisore; të etur për informacion, si dhe dëshirë të madhe për tu edukuar me parametrat mjedisorë. Këtë fakt e vërtetojnë më së miri aktivitetet e ndryshme që kanë zhvilluar grupi i vullnetarëve dhe grupi i guidave të natyrës (GN) që funksionojnë brënda EDEN.
Janë rreth 50 vullnetarë dhe 20 të rinjë GN të cilët në mënyrë të vazhdueshme marrin informacion mjedisore, angazhohen në aktivitete të ndryshme, si dhe zhvillojnë guida natyrore në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Megjithë dëshirës dhe pasionit që kanë të rinjtë për t’u njohur dhe argëtuar me mundësitë dhe hapësirat që ofron natyra, jo të gjithë munden t’i përfitojnë dhe të bëhen pjesë e tyre. Kjo si pasojë e mosorganizimit të tyre në grupe, mos pasjes së një koordinimi të mirëfilltë dhe ajo që është më rëndësishmja mungesa e burimeve financiare.
Qendra EDEN i promovon programet e Edukimit Mjedisor bazuar në eksperiencat e Mbretërisë së Vendeve të Ulta. Brënda këtij sektori janë krijuar dhe promovuar grupi i Guidave Natyrore; Qendra e Edukimit Mjedisor “EDEN” pranë Kopshtit Zoologjik; manuali i botimit “Preke Natyrën” si dhe materialet e edukimit mjedisor .Gjithashtu, pjesë e Edukimit Mjedisor është dhe Shkolla Verore e cila shërben si një fillesë e për zhvillimin e njohurive në çështje të ndryshme mjedisore të shumë fëmijëve të qytetit të Tiranës.
Stafi i qendrës EDEN ka bërë një punë të suksesshme përgjatë zhvillimit të Shkollës verore. Kryesisht ky aktivitet konsistonte në zhvillimin e lojrave të ndryshme mjedisore me anë të materialeve të ndryshme didaktike dhe kancelarike. Kjo përfshirje është një mundësi për ti përfshirë fëmijët në aktivitete të cilat i bëjnë më entuziast dhe i zgjerojnë njohuritë e tyre rreth mjedisit ku jetojnë.
Edukimi mjedisor në shkolla është shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht në shkolla mungojnë zonat e gjelbërta, mjete, të cilat janë të pamjaftueshme . Në këtë mënyrë realizimi i shkollës verore do të sjelli njohuri të reja, mundësi të reja, dhe kapacitet për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.
Programi i Internshipit është një pjesë tjetër e Edukimit Mjedisor ku përshkruan dhe përcakton objektivat e të mësuarit, të shërbimit dhe aktivitetet e stazhit, dhe përcakton përgjegjësitë e studentëve intern dhe organizatës. Me anë të këtij programi, studenti përfiton njohuri dhe eksperienca mbi çështje të ndryshme mjedisore dhe mënyrën se si organizatat joftitimprurëse funksionojnë dhe veprojnë në mbrojtje të mjedisit.