Pastrimi dhe gjelberimi i shkollave ne Dajc, Velipoje, Ana e Malit

Në datën 17 maj 2013 në shkollat Oblige, Pjetër Gaci dhe Nikolla Zagoriani të Komunave Dajc, Velipojë Ana e Malit u realizua mbjellja e pemëve nga nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollave. Nxënësit dhe mësusit pas trajnimeve,leksioneve dhe aktivitetev të ndryshme për ndarjen e mbetjeve realizuan këtë aktivitet për të rritur hapësirën e gjelbër në ambjentin rrethues.  Nxënësit dhe mësuesit ishin aktorët kryesorë të cilët u morën me organizimin, me ndarjen e detyrave dhe me përfshirjen e sa më shumë nxënësve. Cdo pemë e mbjellë tashmë do të jetë një vazhdimësi për përkujdesje ndaj mjedisit dhe për nxënësit në vitet pasuese.

Për të patur sa më shumë rezultat pas këtij aktiviteti shkollat realizuan  aksione pastrimi në tre  komunat Dajc, Velipojë, Ana e Malit në datat 22, 25 , 26 maj 2013. Duke qenë së grupi i synuar i këtij projekti është dhe komuniteti, i cili  luan një rol vendimtar në zbatimin e praktikave më të mira të menaxhimit mjedisor, shkollat përfshinë dhe këtë grup në aksionin e tyre. Kjo gjithëpërfshirje ndihmon  në përvetësimin e njohurive, në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në kujdesje më të madhe ndaj ambjentit.

 

Keto aktivitete u realizuan ne kuader te projektit " Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete"

Projekti “Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete” është i mbështetur financiarisht  nga Bashkimi Europian si pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqiperi – Mal i Zi 2007-2013

 

Ndiqni fotografite ne rrjetin social facebook