“Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Qendra EDEN po zbaton fushaten " Zgjedhjet qendrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet ne kater rrethe te Shqiperise ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.
“Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth fabrikës Titan-Burizan”Fushë-Krujë po realizon lokalisht fushatën në qytetin e Fushë - Krujës.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ndërgjegjësuese është që programet elektorale të çdo partie politike të pasqyrohen dukshëm në programet e tyre elektorale si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve që të mendojnë për mjedisin përpara se të votojnë.

Organizata Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me grupe rinore përgjatë periudhës së fushatës siç janë: paradat mjedisore përgajtë rrugëve dhe bulevardeve të qytetit të Fushë Krujës, promovimi me anë të posterave dhe fletëpalosjeve ku kanë përcjell mesazhe të ndryshme mjedisore për të sensibilizuar qytetarët rreth problematikave mjedisore që shqetëson qytetin e tyre siç janë: fabrika e Anteas së çimentos, gropat e gëlqeres etj. Gjithashtu janë realizuar takime kokë më kokë me kandidatë të partive të ndryshme politike ku janë diskutuar çështje dhe problematika mjedisore dhe zgjidhjet që ata ofrojnë.

“Zgjedhjet qendrore...Jepini Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.