Konkurs nderkufitar

Ditën e enjte, 25 prill 2013, qëndra EDEN në bashkëpunim me FORS Mali i Zi , në kuadër të projekti “ Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete” realizoi aktivitetin e tij më të fundit në bashkin Plavë, Mali i Zi.
Aktiviteti përfshiu nxënësit e shkollave 9-vjeçare të komunës Dajç, Velipojë dhe Ana e Malit të Shqipërisë, tre bashkive në Mal të Zi , Berane , Plav dhe Andrijevica të cilat ishin përzgjedhur nga një konkurs më i hershëm i zhvilluar në kuadër të këtij programi.
Nxënësit pjesmarës u organiziuan në grupe perfaqësuese të shkollave përkatëse duke realizuar një konkurs bazuar në dijet/njohurit për mbrojtjen e mjedisit dhe ndarjen e mbetjeve. Një ambjent shoqëror , mikpritës dhe mjaft aktiv ishte i pranishem mes nxënësve te cilët konkuruan për tre çmimet e para të cilëve FORS Mali I Zi ofroi përkatësisht një Laptop, një kamerer dixhitale dhe një DVD player. Në përfundim të aktivitetit u shpallën fituese dy shkolla nga Mal i Zi ( vendi i parë dhe i dytë ) dhe shkolla nga Velipoja e Shqipërisë ( vendi i tretë) .
Një komunikim dhe bashkëpunim mjaft I mirë mes dy shteteve ashtu sikurse mes nxenese u arit nga ky aktivitet i cili gjithashtu nga bashkëbisedimet mes organizatorve la premisa positive per aktivitete të tjera në të ardhmen.
Projekti “Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete” është i mbëhstetur financiarisht nga Bashkimi Europian si pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqiperi – Mal i Zi 2007-2013
Ndiqni fotografite ne Facebook