Dita Tokes ne Kucove

Ditën e hënë datë 22 prill 2013 qendra mjedisore EDEN organizoi për të tetin vit rradhazi, Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Dita e Tokës me temë “ Imazhi i sjelljeve të gjelbërta”  këtë vit u zhvillua në qytetin e Kuçovës me një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Kuçovë dhe Qendrën Rinore. Aktiviteti u organizua në ambjent të hapur duke u shoqëruar me një panair produktesh lokale biologjike, një panair i organizatave dhe grupeve rinore aktive në Kuçovë dhe në Berat, një ekspozitë fotografish me  temë “ Ky është vizioni i qytetarëve të Kuçovës”,  grupi ekologjik i shkollës “Xhemal Cekini “në Uznovë, si dhe një grup muzikor nga Berati

Të pranishëm në këtë organizim ishin dhe Z. Bardhyl Gjyzeli, kryetar i bashkisë Kucovë, Z. Jim Banhart – drejtor misioni në Shqipëri i USAID (Agjencia e Shteteve te Bashkuara,  për Zhvillim Ndërkombëtar) i cili përshëndeti aktivitetin duke thëne se “Kjo nismë është një frymëzim për të gjithë”

Qendra Rinore e Kuçovës u përfaqësua me një pantomim,  i cili përcolli mesazhin për rritjen e ndërgjëgjësimit të qytetarëve për ambjentin që i rrethon, dhe botime të punës së tyre ndër vite.  Shkolla “ Xhemal Cekini” , Uznovë të shkruajtur në tablo përcollën mesazhe për ditën e tokës duke marrë dhe një këndvështrim tjetër të rëndësisë së kësaj dite për qytetarët dhe për të rinjtë. Kjo atmosferë u plotësua me vizatimet e fëmijevë të kopshtit të Kuçovës .
Qendra Mjedisore EDEN dhe Qendra Rinore Kuçovë realizuan një kënd up-cycling, “ Kthimi në një vlerë të re i objekteve që kemi përdorur”, i cili ishte një frymëzim dhe një risi për aktivitetin  dhe për qytetin e Kuçovës. Fotografitë  e përzgjedhura ,  të cilat ishin fotografuar nga të rinjte e Qendrës Rinore dhe nga qytetarët e qytetit , patën pasyqrimin e tyre në kohë duke u shoqëruar më një pikturim se si qyteti  mund të jetë më mjedisor.

Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Mund të na ndiqni në facebook për fotografitë e aktivitetit.