Natyra Berat “Zgjedhjet qëndrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Qendra EDEN po zbaton fushatën " Zgjedhjet qëndrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet në katër rrethe të Shqiperisë ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.

Shoqata “Natyra Berat” në bashkëpunim me nxënës të shkollës “Llambi Goxhomani” kanë zhvilluar takime me kandidatë të partive të ndryshme politike pjesë e zgjedhjeve elektorale të 23 Qershorit 2013. Një ndër takimet u zhvillua në ambientet e “Universitetit të Beratit”. Kandidati është pyetur në lidhje me reformat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mjedisit në qytetin e Beratit . Janë diskutuar gjithashtu çështje të cilat janë problematike për qytetarët si:
-    Grumbullimi dhe djegia e plehrave në lagjen “Kombinat”
-  Devijimi i  lumit “Osum” nga shtrati dhe përmbytja e një sipërfaqeje të konsiderueshme të tokës bujqesore.
 

Për këto problematika të diskutuara gjatë takimit janë premtuar zgjidhje imediate si: Sistemimi i shtratit të lumit dhe krijimi i një sistemi i cili do të reduktojë derdhjen e lëndëve ndotëse në lumin “Osum”. Gjithashtu u premtuan bashkëpunime për fushata sensibilizuese. Kanditatët kanë në vëmendjen e tyre cështjet mjedisore dhe janë të hapur ndaj çdo zgjidhje. Njëri nga kandidatet ka deklaruar se janë dy çështje që do të mbështesë fort : Mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Krahas takimeve dhe diskutimeve nxënësit e shkolles “ Llambi Goxhomani” dhe shkollave të tjera në Berat kanë zhvilluar nje parakalim dhe fushatë ndergjegjësuese në datat 29 dhe 31 Maj 2013. Parakalimi u realizua në bulevardin kryesor te qytetit. Me anë të posterave, banerave dhe bluzave me moto: Mjedisi i shëndetshëm eshtë e drejta dhe detyra ime. Unë votoj që mjedisi ku jetojme të përmiresohet! janë munduar të ndërgjegjësojnë qytetarët në lidhje me problematikën dhe nevojën për mbështetje karshi mjedisit. Gjithashtu u bisedua me qytetarët për problematikat dhe mbrojtjen e mjedisit. Ata e kanë mbështetur fort këtë nismë.
 

 

“Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.