Klubi Ekologjik Elbasan “Zgjedhjet qëndrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”
Qendra EDEN po zbaton fushatën " Zgjedhjet qëndrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet në katër rrethe të Shqiperisë ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.
Në qytetin e Elbasanit shoqata “Klubi Ekologjik Elbasan” ka zhvilluar takime me kandidatët e partive të ndryshme politike që garojnë në zgjedhjet elektorale të 23 Qershorit 2013.Takimet me kandidatët janë realizuar në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit si teatri Skampa etj. Në një nga takimet me temë: “Trajtimi i mbeturinave urbane” për pyetjen : A ka partia juaj politika fiskale për nxijen e riciklimit të mbeturinave të ngurta urbane për ta bërë biznesin miqësor me mjedisin? U sugjerua Zbatimi i Strategjisë së planit të veprimit për trajtimin e mbeturinave urbane në qarkun Elbasan të hartuar nga Klubi Ekologjik Elbasan në bashkëpunim me aktoret në këtë qark. Kandidati premtoi bashkëpunim dhe partneritet për arritjen e këtij qëllimi. Një tjetër kanditat e ka konsideruar mjedisin si një nga prioritetet e zhvillimit dhe premtoi që do të ndërtojë landfillin e Paprit si një qendër e trajtimit të integruar të mbeturinave urbane për të 7 bashkitë dhe 43 komunat e këtij rajoni. Kandidatët i kanë dëgjuar me kërshëri dhe vlerësuar mendimet dhe sugjerimet e dhëna. Gjitheseicili prej tyre e ka në prioritet mjedisin. Krahas kësaj, ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe me shoqërinë civile. Një aktivitet i rëndësishëm ishte ai i “ Ditës Botërore të Mjedisit” zhvilluar datë 5 Qershor 2013 në bashkëpunim me grupet rinore të gjimnazeve dhe dy shkollave të mesme profesionale. Të rinjtë e veshur me bluza ku në to ishte stampuar motoja: “Mjedisi i shëndetshëm është e drejta dhe detyra ime. Unë do votoj qe mjedisi ku jetojmë të përmirësohet”, dhe një baner të gjatë në duar, parakaluan përgjate bulevardit “Aqif Pasha” . Kjo paradë pati një interes nga kalimtarët e shumtë dhe nga mediat e ndryshme.
Për promovimin e kësaj fushate janë vendosur në ambiente të ndryshme në qendër të qytetit materjale që i përkojnë kësaj nisme . Aktivitetet janë pasqyruar në median e shkruar, elektronike dhe television ku nuk kanë munguar intervistat e dhëna nga koordinatori i “Klubit Ekologjik Elbasan”. Takimet dhe aktivitetet me kandidatët për zgjedhjet e gjelbëra, vigjilencën dhe advokacinë mjedisote me aktorët dhe faktorët përkatës vazhdojnë.
“Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.