Up-cycling në javën e filmit mjedisor
Si zhvillim i javës së festivali të filmit mjedisor të mbajtur për herë të parë në Shqipëri në datat 22-25 maj 2013, ditën e shtunë datë 25 maj u organizua një panair i organizatave mjedisore në rrugën këmbësore, Tirane. Qendra EDEN e përfaqësoi vehten në këtë ditë më një kënd Up-cycling “ Jepi një vlerë të re, objekteve që nuk përdorni më “. Qendra EDEN së bashku me 7 organizata të tjera Europiane ka ndërmarrë një fushatë të titulluar Up-cycling e cila drejtohet nga rrjeti Youth and Environment Europe dhe është e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Qëllimi i fushatës Up-cycling dhe i ekspozitës së realizuar në datën 25 maj ishte rritja e ndërgjegjësimit të njerëzve për mënyra të reja që mund të shndërrohen objektet, për një frymëzim dhe për një përqasje të re ndaj sendeve në jetët tona të përditshme. Në këtë fushatë ku Qendra EDEN ka qenë pjesëtare, është hartuar një broshurë dhe janë realizuar filmime me mënyrat e realizimit të objekteve.
Fotografitë e ditës së shtunë 25 maj ju lutem ndiqni facebook-un. Për më shumë rreth fushatës Up-cycling ju lutem ndiqni facebook-un dhe faqen zyrtare të fushatës