Trajnim mbi edukimin mjedisor me nxënësit e shkollës “Xhemal Cekini”, Uznovë, Berat
Më 23 Nëntor 2012, qendra EDEN organizoi orët të hapura me nxënësit e shkollës “Xhemal Cekini” Uznovë, Berat. Qëllimi i këtyre orëve të hapura ishin edukimi mjedisor i nxënësve duke përdorur materialet didaktike. Në këtë aktivitet u përfshinë të gjithë nxënësit e shkollës rreth 400 si dhe mësuesit.
Aktiviteti u zhvillua në dy sesioni: sesioni teorik dhe praktik dhe u lehtësua nga
koordinatori i projektit dhe 3 guidat natyrore të qendrës EDEN.
Gjatë sesionit teorik, nxënësit shkëmbyen ide rreth mjedisit, shprehën interes se si ata mund të zhvillojnë fushata aktivitete për ndërgjegjësimin e komunitetit të tyre mbi riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Ndërsa në sesionin praktik nxënësit u ndanë në grupe, ku secili grup kishte një lehtësues. Metodika e përdorur përgjatë këtij sesioni ishte përdorimi praktik i materialeve didakitke të përgatitura nga qendra EDEN. Objektivi ynë është që nxënësit të mësojnë me gjithë shqisat e tyre duke prekur, nuhatur, ndjerë natyrën. Nxënësit ishin shumë entuziast të eksperimentonin materialet e edukimit mjedisor. Disa prej këtyre lojrave bazoheshin mbi: matjen e lartësisë së pemës me anë të trekëndëshit këndëdrejtë; matjen e lagështirës së ajrit me anë të higrometrit; matjen e pastërtisë së ujit me Discun e Secchit, etj. Në fund të trajnimit nxënësit përfituan njohuri dhe aftësi mbi edukimin mjedisor dhe si ti përshtasin ato në jetën e përditëshme.
Ky aktivitet u mundësua nga Powerfull Information.