Përfundon projekti “Ndërgjegjësim për shëndetin dhe siguria e njerëzve që jetojnë pranë ish-uzinës së baterive në Berat

Me kalimin e muajve i erdhi fundi dhe projetkit “Ndërgjegjësim për shëndetin dhe siguria e njerëzve që jetojnë pranë ish-uzinës së baterive në  Berat" i mbeshtetur nga  IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e Ndotësve Organikë ). Qëllimi i tij ishte vlerësimi i gjendjes shëndetësore të njerëzve që jetojnë pranë uzinës Beratit dhe rritja e ndërgjegjësimit të tyre lidhur me ndotjen në komunitetin e tyre.


 Aktivitetet e ketij projekti kanë qenë :
- Përgatitja e 100 pytësorëve në bashkëpunim me shoqatën Arnika .
- Trajnimi i vullnetarëve për plotësimin  e pytësorëve
- Përgatitja e një raporti vlerësues nga ekspert mbi të dhënat nga përpunimi  i pytësorëve
- Dërgimi i raportit në institucioneve qeveritare Shqiptare.
- Një aktivitet ndërgjegjësues i cili do të zvillohet në 7 prill 2011, në ditën ndërkombëtare të shëndetit
- Informimi i publikut nëpërmjet medias, materialeve promovuese dhe ngjarjeve në natyrë


Qendra EDEN në bashkëpunim me shoqatën Arnika përgatiti 100 pyetësorë të cilët shërbyen për vjeljen e informacionit mbi nivelin e informimit të komunitetit lokal që banon në zonën përeth ish uzinës së baterive lidhur me ndikimin e kësaj të fundit në shendet dhe mjedis.
Pas  përgatitjes së pyetësorëve, të rinjë vullnetarë të qendrës  EDEN u trajnuan për menyrën dhe vendin e plotësimit efikas të pyetësorëve.
 Pasi vullnetarët pyetën 100 banorë të Uznovës, qendra EDEN përpunoi të dhënat e pytësorëve nëpërmjet programit SPSS. Të dhënat më pas u interpretuan nga ekspertet Znj. Edlira Mulla, PhD dhe Znj. Merita Mansaku- Meksi, MPA  në formën e një raporti vlersues për zonën e Uznovës. Ky raport do të përdoret si dokument nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për një studim më të hollësishëm në zonën e ndotur të Uznovës.


Raporti vlerësues si dhe material të tjera ndergjegjësuese do t’u shperndahen banorëve te Uznovës gjatë një aktiviteti të posatcem, më 7 Prill, në ditën ndërkombëtare të shëndetit.
E drejta për tu informuar mbi gjendjen e vendit tone i përket të gjithë banorëve të Shqipërisë vecanërisht komunitetit lokal të Uznovës.