Ekspozita

Ditën e Mërkurë, më 19 janar 2011 Qendra Mjedisore EDEN në bashkëpunim me Youth and Environment Europe ( YEE) në kuadër të “ Sunny campaign”, organizoi në ambjentet e Kafe Librari e Përshtatshme ekspozimin e fotografive me temë “Uji dhe rëndësia e tij në fotografi”. Fushata europiane Sunny campaign bazohet në burimet e rinovueshme dhe qëllimi i saj është inkurajimi i qytetarëve në pjesëmarrje aktive për një përdorim të qëndrueshëm të energjisë dhe materialve të rinovueshmë si një mënyrë e zgjidhjeve të ndryshimeve klimatike dhe zbatimit të qëndrueshmërisë.
Për më tepër informacion : http://www.sunnycampaign.net/


E ftuar për hapjen ishte Dr.Ing. Enkelejda Gjinali, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Ajo përcolli një informacion mjaft ndërgjegjësues e me vlerë mbi gjëndjen aktuale të ujit në Shqipëri. Ky prezantim u pasurua më tej nga pyetjet e pjesëmarrësve dhe u shoqërua me gatishmërinë e informimit të mëtejshëm interesant nga ekspertja Gjinari.


Në këtë ekspozim u paraqitën 40 fotografi të përzgjedhura nga vënde të ndryshme të botës të fotografuara nga njerëz të thjeshtë. Një ekspozim i ngjashëm tërheqës i këtyre fotografive të përzgjedhura është organizuar në Republikën Çeke , Armeni dhe së fundmi në Shqipëri. Pjesëmarrja këtu ishte e konsiderueshme, e larmishme dhe me pikëpamje interesante duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen drejt fotografive për përceptime dhe vlerësime të ndryshme. Përshtypjet positive mbi këtë ekspozim paraqiten në Librin e përshtypjeve të Qëndrës EDEN, që mund të shtoni dhe ju mendimin tuaj për ekzpozimet e ardhëshme të saj.


“Ju përgezojmë për nismën qytetare për këtë problem sa të neglizhueshem aq edhe të rendësishëm” thote Z. Petrit Hoda, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës tek sa shikon fotografitë.   


Ditën e Enjte 20 Janar ekzpozimit do ti shtohen dhe 20 fotografi të reja në kuadër të fushatës “Let Albania have real flowers not plastic ones”