Lançohet në Shkodër fushata ndërgjegjësuese “Bateritë! Trajtoji ato me kujdes. Mbro njerëzit dhe mjedisin!”

Në Shqipëri funksionon një skemë efikase e cila siguron mbledhjen afërsisht 90% të baterive të përdorura plumb acid, por mungojnë praktikat e sigurta në realizimin e saj. Mbledhja, grumbullimi dhe më pas hedhja e mbetjeve të rrezikshme, ndër të cilat edhe bateritë e përdorura plumb acid të automjeteve, përbëjnë një element të rendësishëm mjedisor dhe shëndetësor. Informimi publik dhe influencimi i organeve  vendimmarrëse janë thelbësore në kushtet kur vendi ynë po përpiqet të përshtasë kuadrin ligjor konform standarteve Europiane.  

Në ambjentet e Hotel Grand Europa në Shkodër, ditën e henë, datë 21 Shkurt 2011 qendra EDEN lancoi në një Konference për shtyp fillimin e fushatës ndërgjegjësuese dhe informuese “Bateritë! Trajtoji ato me kujdes. Mbro njerëzit dhe mjedisin!”. Fushata realizohet në kuadër të projektit “Reduktimi i rrezikut për mjedisin dhe shëndetin nga bateritë e përdoruar plumb acid” mbështetur financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në kuadër të  programit CARDS 2006 i Bashkimit  Europian për  “Shtet Partner” – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, të cilat janë të përfshira në mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor.

Fushata do të zhvillohet kryesisht në dy qytetet ku është zbatuar projekti, Shkodër dhe Tiranë, por do të shtrihet edhe në Berat ku gjendet një nga 9 zonat hot spot të vendit, ish Uzina e Baterive.  Ajo ka për qëllim informimin e targeteve që merren me trajtimin e baterive mbi: ndryshimet në legjislacionin shqiptar dhe implikimet përkatëse në këto target grupe; praktikat më të mira dhe të sigurta gjatë trajtimit të baterive si dhe lobimin me politikbërësit dhe vendmmarresit për  të rritur  vëmendjen e tyre mbi këtë cështje .

Aksioni do të zgjasë zyrtarisht një muaj duke u mbyllur me njw tjetwr konferencë për shtyp në Tiranë.    Vullnetarët e qendrës EDEN dhe qendrës Aarhus Shkodër do të shpërndajnë materialet promovuese nëpërmjet takimeve dhe bashkëbisedimeve me targetet që merren me trajtimin e baterive.  Bashkëpunimi me organet e qeverisjes qendrore dhe lokale do të përbëjë një faktor shumë të rendësishëm sidomos në kushtet dhe kohën kur janë në qarkullim draft ligji  për menaxhimin i integruar të mbetjeve, VKMmbi bateritë, akumulatorët dhe mbetjet e tyre si dhe plani kombëtar i menaxhimit të mbetjeve.

Znj. Aurora Dibra, kryetare e komisionit të mjedisit në Këshillin Bashkiak Shkodër gjatë  fjalës së saj në konferencë shprehet: “Bashkia e ka ndjekur nga afër projektin prej fillesave të tij dhe është shumë mbështetëse për nisma të tilla.  Unë do të propozoj që gjatë zhvillimit të plan menaxhimit të mbetjeve për qytetin e Shkodrës, rendësi e vecantë ti kushtohet cështjes së mbetjeve të rrezikshme dhe kryesisht baterive të automjeteve ”

“Jemi të entuziazmuar  për pjesmarrjen gjithëpërfshirëse në konferencë. Prania  e institucioneve të rendësishme  lokale edhe të organizatave të tjera tregon për rendësinë e cështjes dhe trajtimit të saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Është për tu vlerësuar dhe mbështetja e mediave të cilat duam të jenë bashkëpunuesit tonë kryesor në këtë nismë” -  shprehet Znj. Ermelinda Mahmutaj, drejtore e komanduar e qendrës EDEN.

Qendra EDEN  beson se zhvillimi i qendrueshëm ekziston.  Trajtimi i baterive dhe praktikat e mira mjediosre janë cështje shumë të rendësishme në  tablonë e gjerë të problematikave mjedisore dhe cështjes së menaxhimit të mbetjeve. Në qoftëse kjo cështje ju intereson po aq sa ne dhe doni të jepni mendimet dhe komentet tuaja mbi të,  dhe nëqoftëse jeni në dijeni apo pjesë e studimeve të mëparëshme mbi cështjen  ju lutem na shkruani në  adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe të  veprojme sëbashku.