Në 8 Mars, qendra EDEN thërret sërish VEPRO TANI!
Sikundër 1 vit më parë më 8 Mars, edhe sot në dyqanet e luleve dhe dhuratave në Tiranë dhe rrethinat e saj, nënat e marrin dhuratën e tyre më një mesazh të fortë për mjedisin “E shtrenjta nënë, kujdesu për mjedisin si për fëmijën tënd!”
Mesazhi transmetohet i shkruar në një kartolinë urimi me lulen simbolike të festave të marsit, mimozën (Acacia dealbata).
Vullnetarët e qendrës EDEN, të organizuar në grupe, shpërndanë falas një ditë më parë në dyqanet e luleve dhe dhuratvë në Tiranë dhe rrethinat e saj kartolinat e urimit. Ky aksion zgjati gjithë paraditen dhe me modesti vullnetarët pranojnë suksesin e tij. “Të kesh interesin e targetit kur shpërndan materilae është shumë e veshtirë, ndërsa për ne kjo eksperiencë kësaj here ishte shumë e thjeshtë. Dyqanet dukej sikur mezi na prisnin duke na referuar sa të pëlqyera nga klientët kishin qenë kartolinat ”- shprehet Lira Hakani, një nga vullnetaret e qendrës.
Qëllimi i këtij veprimi është ndërgjegjësimi i publikut të gjerë për cështjet mjedisore dhe kontributi i gjithsecilit në përmirësimin e situatës. Më specifikisht brenda këtij qëllimi, mesazhi ynë i drejtohet nënave si qëniet më të ndjeshme.
Këto kartolina janë prodhuar nga qendra EDEN një vit më parë gjatë zbatimit të fushatës për menaxhimn e mbetjeve në Shqipëri. Kjo ishtë pjesë e fushatës kombëtare “Vepro Tani!” të menaxhuar nga Milieukontakt International, zyrat lokale Shqipëri me fonde të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri.