Dita Botërore e Habitateve
Qendra EDEN në Ditën Botërore të Habitateve, 6 tetor, përcollli mesazhin ndërgjegjësues për mbrojtjen e pyjeve.Mesazhi u vendos të përcillej në një nga vendet e pakta të gjelbëruara që kanë mbetur në Tiranë, kodrat e Liqenit Articial. Ky vend, i cili luan rolin e mushkërisë së kryeqytetit i ofron ende njerëzve mundësinë që të kalojnë orë clodhëse pranë pemëve dhe të shijojnë natyrën përreth.
Kjo nismë është vazhdimësi e një sërë aktivitetesh që po zhvillohen në kuadër të fushatës Forest Campaing, mbështetur nga YEE ( Youth and Environmnet Europe) duke qënë se viti 2011 është cilësuar si viti i pyjeve.
Vullnetarët e qendrës EDEN, në paraditen e ditës së sotme shpërndanë materiale te kalimtarët në formë kartolinash ku lexohej qartë mesazhi i mbrojtjes së pyjeve dhe i habitateve. Këto kartolina janë rezultat i fushatës Forest Campaing , dhe projektit “ Të Rikthejmë në Jetë Lagunën e Karavastasë”. Ky i fundit është zhvilluar prej gati një viti nga qendra EDEN, me qëllimin e rimëkëmbjes të një prej peizazheve më të bukura në Shqipëri dhe rritjes së frymës natyrëdashëse jo vetëm në Karavasta, por edhe të banorëve të mbarë Shqipërisë.
Dita Botërore e Habitateve shërben si një nismë për një vazhdimësi në rrugën e rëndësishme ndërgjegjësuese për kujdesin ndaj pyjeve dhe habitatit ku jetojmë.
Sot sa nuk është vonë ka ardhur momenti të mendojmë për të ardhmen e tokës duke qenë se dëshira për të kaluar orë clodhëse në pyll nuk na takon vetëm neve, por dhe fëmijëve tanë.