Një kamp vjeshtor pastrimi në Shqipëri

21 të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia u mblodhën në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta në Shqiperi, në pergjigje të thirrjes së qendrës EDEN për organizimin e një Kampi Vjeshtor Pastrimi, duke filluar nga data 5 deri me 12 Shtator 2011.

“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte informimi  mbi rendësinë e pyjeve dhe përgjegjësia e veprimeve tona në jetën e përditshme dhe ne me kenaqësi themi se pas një pune të vështirë arritëm sukses” – tha Endrit Shima, koordinatori i projektit, qendra EDEN.

Të rinjtë u angazhuan në 6 aksione konkrete pastrimi në zonën e pyllit dhe të Lagunës. Bashkia e Divjakes e mbështeti veprimtarinë duke ofruar mjetet e pastrimit si dhe transportimin e mbetjeve të grumbulluara. Fill pas sezonit të verës dhe turistëve të papërgjegjshëm, ky aktivitet ishte mëse i domosdoshëm për këtë zonë.

Ndërgjegjësimi i komunitetit  mbi mbrojtjen e parkut dhe rendësinë e ekoturizmit si dhe zhvillimin  e qendrueshëm në këtë zonë u  konsiderua një pjesë e rendësishme në programin e kampit.  Të ndarë në katër grupe pjesemarrësit shkuan në zonat e banuara, komunikuan me banorët, shpërndanë materialet promovuese dhe njoftuan nëpërmjet ngjitjes së posterave për zhvillimin e diskutimeve të hapura për problemet e mbrojtjes së mjedisit si rendësia e pyjeve, biodiversiteti, mbetjet, cfarë mund të përmirësojmë etj.

Guidat Natyrore të Divjakes i ftuan pjesëmarrësit të eksplorojnë bukuritë e zonës duke i udhëhequr në një guidë në natyrë. Ata zgjodhën itinirarin me të gjatë i cili u dha mundësinë pjesëmarrësve të vizitojnë pyllin, lagunën dhe plazhin e zonës. Gjatë guidës ata u angazhuan edhe në lojra të ndyshme mjedisore.

Këto Guida Natyrore lokale jane grupi me i ri i guidave natyrore në Shqipëri dhe janë shembulli se cfarë ne mund të arrijmë nëse kemi vullnet të mirë. Në fund të guidës pjesëmarrësit të gjithë sëbashku mbollën një pemë për të treguar rendësinë e pyjeve dhe për të makuar fushatën për mbrojtjen e pyjeve. Pema u bë pjesë e itinerarit të guides natyrore si një pikë ndalesë ku do të jepet informacion  mbi rendësinë e pyjeve, historinë e kësaj peme, eksperiencën me kampin vjeshtor të pastrimit dhe arritjet e tij.

Shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencës nëpërmjet metodave edukative jo formale, marrja e  trainimeve të ndryshme mbi temat mjedisore, puna sëbashku në zhvillimin e aksioneve për rritjen e ndërgjegjësimit në qytetet e tyre dhe në metodat se si të transmetojnë këtë experiencë  ishin aspekte të tjera të  kampit vjeshtor të pastrimit.

Ne u kenaqëm, ne mësuam, ne pastruam, ne rritem informacionin, ne realizuam ndërgjegjësimin, ne hodhëm  hapat e parë për të rikthyer në jetë Parkun Kombëtar Divjakë –Karavasta” tha Edizano Gjini, një nga pjesëmarrësit.

Ky aktivitet u bë i mundur nën mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Programit “European Youth Foundation” të Komisionit Europian dhe organizatës Zelena Akicja.