Eksplorimi i Parqeve Natyrore përmes syve të fëmijëve
Qendra EDEN në kuadër të projektit “Kiti për mjedisorët e vegjël ” , zhvilloi një sërë guidash natyrore me disa prej shkollave 9-vjeçare të Shqipërisë të cilat janë përfshirë në këtë projekt si pjesë e trajnimit të mësueseve për Edukimin Mjedisor.
Guidat Natyrore u zhvilluan në disa prej parqeve kombëtare si: në Parkun Kombëtar të Llogorasë, të Karavastasë, Bogovës dhe të Shebenik-Jabllanicë.
Aktivitetet filluan me një guidë përgjatë këtyre parqeve me qëllim ecje në natyrë, eksplorimin e bimësisë, jetës së gjallë dhe ndjesia e të qënurit sa më afër natyrës.
Mësuesit në bashkëpunim me nxënësit zhvilluan një orë mësimi praktike në natyrë duke e konkretizuar me anë të lojërave zbavitëse dhe bazuar në eksperimentimin e materialeve didaktike.
Në fund të guidës nxënësit dhe mësuesit vijonin me përgatitjen e posterave, ku nëpërmjet tyre nxënësit do të shprehnin ndjesinë dhe mesazhet që kishin përgjatë vizitës në këto parqe ku dhe më pas ata do të kishin mundësinë t’ju tregonin shokëve përvojën që përjetuan.
Ky aktivitet u mbështet nga UNICEF dhe Ambasada e Vendeve të Ulta në Tiranë.
Për më tepër mund të vizitoni videon: Guidë natyrore në parqet Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të projektit CLEEN