Edukimi mjedisor te nxënësit përmes eksperimentimit të mjeteve didaktike
“Kiti për mjedisorët e vegjël”, projekt ky i mbështetur nga UNICEF, Ambasada e Vendeve të Ulta dhe Kombet e Bashkuara (UN) në Shqipëri, synon realizimin e përmirësimit të të mësuarit mjedisor në klasa të ciklit të ulët 9 vjeçar në gjithë vëndin.
Për të parë se si mësuesit e trajnuar bashkë me nxënësit zbatojnë metodën "fëmija për fëmijën" u organizuan orë të lira me disa prej shkollave të Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Beratit.
Këto orë kishin si qëllim sigurimin e mësuesit me metodat e të mësuarit aktiv nëpërmjet të cilës nxënësit kanë mundësi të përqëndrohen në tema të ndryshme interesi për të aplikuar njohuritë, për të zhvilluar aftësitë si dhe për të ndërmarrë veprime.
Pjesë lidhëse e këtyre orëve ishte dhe përdorimi i materialeve didaktike dhe kancelarike të çantës me të cilat mësuesit ishin pajisur paraprakisht.
Ne besojmë se një metodologji shumë krijuese dhe miqësore me fëmijët transmeton mesazh te ata se si të ndjehen më afër mjedisit dhe natyrës së vet.
Besojmë gjithashtu se këto orë ndikojnë në sjelljen e komunitetit dhe prindërve të fëmijëve ndaj mbrojtjes së mjedisit.
Koordinatori i projektit punoi ngushtë me mësuesit e caktuar në mënyrë që të organizonte një orë praktike sa më efikase dhe argëtuese për nxënësit.
Për më shumë vizitoni videon: Orë të hapura - Kiti për mjedisorët e vegjël në kuadër të projektit CLEEN