Orë mësimore rreth Konvetës së Aarhus-it me studentët në Shkodër, Tiranë, Durrës

Në kuadër të projektit “ Përmirësimi i kapaciteteve ndërmjet OJQ-ve në Shqipëri për një zhvillim më të qëndrueshëm të projekteve”, të financuar nga fondacioni Global Greengrants Fund (GGF), qendra mjedisore EDEN ka organizuar në tre Universitete të Shqipërisë nga një orë mësimore rreth informimit për Konventën e Aarhusit ( Të drejtën e publikut për informacion, pjesëmarrje në vendimmarrje dhe të drejtën për t’iu drjetuar gjykatës, për çështje që lidhen me mjedisin) dhe Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM)

Qëllimi i këtij aktiviteti ka qënë njohja dhe informimi i studentëve për të drejtën  dhe ndikimin  që ka shoqëria civile në problematikat mjedisore,  kur dhe si mund të veprohet për të patur ndikim sa më të kënaqshëm ndaj shqetësimeve mjedisore duke e pasqyruar këtë me raste konkrete.
Qytetet dhe universitetet e zgjedhura ishin: Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër,studentët e biologjisë viti i tretë Fakulteti i Shkencave të natyrës Tiranë, studentët e biologjisë viti i dytë master Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, studentët e drejtimit turizëm

Infomacioni i paraqutur, sado i ri për nga tematika dhe i patrajtuar më parë për një pjesë të të interesuarve, ngjalli kureshtje dhe diskutime duke u pasurua edhe me tej në sajë të pyetjeve të shtruara dhe shkëmbimit formues të ideve për  çështje të ndryshme mjedisore, si psh landfill-di në Shkodër, Unaza e Madhe e Tiranës etj. Ky ishte një rast i mirë për të prekur drejtpërdrejtë  një grup tjetër synimi, studentët, për të zhvilluar apo ngjallur një mënyrë të re këndvështrimi dhe bashkëveprimi ndaj mjedisit, për të besuar punën për përpjekje  ndaj çështjeve mjedisore jo vetëm te OJQ-të por në bashkëveprime.