Edukim për mjedisin dhe klimën

Ndoshta jeni kurioz për të ditur sesi kalon muaji prill në qendrën EDEN prej vitit 2005.
Duke parë kalendarin e ditëve mjedisore në 22 prill shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, dhe Qendra EDEN prej 13 vjetësh organizon përcjelljen edita e tokes web mesazhit për mbrojtjen e tokës duke u bërë dhe anëtar zyrtar i rrjetit “Earth Day Network” në vitin 2010.

Tema e këtij viti “Edukim për mjedisin dhe klimën”, nuk mund të organizohej më mirë se në shtëpizën e “Edukimit mjedisor EDEN” pranë kopshtit zoologjik ku ka një ndërthurje dhe një reflektim shumë të mirë të këtyre dy çështjeve. Aktiviteti, ditën e shtunë 22 prill 2017 filloi me fjalët përshëndetëse të Znj. Ermelinda Mahmutaj, drejtoreshë e qendrës EDEN, Znj.Pranvera Mziu, mësuese në shkollën profesionale Kamëz dhe e Znj. Alma Lulja, ProCredit Bank.
Aktiviteti vijoi me prezantimin e shtëpizës ekologjike  e cila u rindërtua duke përqafuar praktikat më të mira mjedisore si: energjinë diellore për përdorimin e energjisë elektrike dhe sistemin e mbledhjes së ujit të shiut për përdorim në ambjentet e saj të brendshme me qëllim shembullin konkret të një shtëpize ekologjike dhe më kryesorja për zhvillimin e orëve të edukimit mjedisor për fëmijët jo vetëm të Tiranë, por edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Në vijim të orëve të ngrohta nga dielli gazmor i asaj dite, nxënësit e shkollës profesionale të Kamzës ndoqën dy sesione të ndara edukuese për ujin dhe për ajrin,të organizuara nga vullnetarët e qëndrës EDEN  me qëllim promovimin e vlerave të natyrës pranë kopshtit Zoologjik, duke përdorur mjete didaktike të Kitit Mjedisor të Qendrës EDEN. Nxënësit e shkollës profesioanle në Kamëz  i dhanë formë këtij aktiviteti duke sjellë punimet e tyre të realizuara me dorë të cilat reflektonin një model për një zhvillim sa më të shëndetshëm të mjedisit duke sjellë një serrë ne miniaturë me disa bimë të mbjella në të dhe një model të një shtëpie ekologjike banimi ndërtuar me materiale të ricikluara. dita e tokes 2
Cikli aktiviteteve vijoj gjithashtu me mbjelljen në pjesën e parme të shtëpizës të farave për lule shumëngjyrëshe për të krijuar një ambjent sa më të përshtatshëm për rritjen e bletëve dhe për mbrojtjen e tyre nga rreziku i zhdukjes si pjesë e fushtatës "The right to Be(e)".
Kjo ditë e mbushur me  gjallëri nuk mund të mbyllej pa praninë e artit!  Piktorët më të mirë të cilët vizatuan në çantat e bezes të realizuara nga Qendra EDEN dhe nga ProCredit Bank, ishin fëmijët me të qeshurat e tyre ëngjëllore  dhe nxënësit me gëzimin rinor të cilët e bënë këtë pjesë të ditës mbresëlënëse. Mesazhet e shkruajtura dhe të vizatuara ishin të lidhura drejpërdrejt me mjedisin si psh: Unë e dua natyrën!, Mbro Natyrën!, Jo më qese plastike!- Mesazhe të thjeshta dhe shumë kuptimplotë.

“Jam shumë e lumtur që po edukoni edhe brezin e ri, sepse ata janë e ardhmja, me ata dhe për ata duhet të mbrojmë më shumë Tokën tonë. Kur shikon gëzimin në fytyrën e tyre, them se ka ende shpresë" - shprehet Krista Cela, qytetare.

Për këtë organizim falenderojmë projektin “Jetesë e qëndrueshme drejt nismave pro-mjedisore”  që Qendra EDEN zbaton mbështetur nga Ambasadën Amerikane Tiranë, projektin “Perspektivë drejt integrimit në BE- Angazhim i qytetarëve aktivë dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore’” në kuadër të programit Achieve mbështetur nga REC shqipëri dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Banka ProCredit ka qenë përherë një nga mbështetëset kryesore të shtëpizës ekologjike dhe e falenderojmë për çantat ekologjike dhe për përzemërsinë e treguar për mjedisin.

Deri tani sollëm pranë jush një ditë prilli të qendrës EDEN, por ndërkohë ne jemi marrë me përgatitjen e kësaj dite dhe të aktiviteteve të tjera që ne zhvillojmë për të cilat ju ftojmë të qëndroni gjithmonë të përditësuar.

Fotografitë e aktivitetit mund ti ndiqni në facebook e qendrës EDEN