Sepse të ecësh është bukur!

Sikurse është bërë tashme traditë në EDEN prej disa vitesh, qendra jonë i bashkohet nismave të përbashkëta, ose inicon aksione mjedisore që22140881 10155324993907561 4126261098307415681 n zhvillohen gjatë Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (16-22 Shtator 2017).

Kjo javë kishte si tematik të dedikuar këtë vit “Lëvizshmërinë e Përbashkët”- pa ndotje dhe të zgjuar. Të tërhequr sigurisht nga kjo tematik, e cila shkon në të njëjtin drejtim dhe me parimet që EDEN ndjek dhe promovon në punën e saj, vendosëm të ndërrmarim një marshim paqësor për të promovuar lëvizjen e lirë. Duke bashkëpunuar edhe me organizatat e tjera mjedisore, fokusi ynë krysesor ishin këmbësorët, qytetarët, çdo individ në Tiranë që dëshiron të eci, që ecën dhe nxit të tjerët për të ecur në këmbë. Këta individë vlerësojnë rëndësinë që ka kjo për shëndetin e tyre nga njëra anë dhe sa ndikon kjo në mbrojtjen e mjedisit nga ana tjetër. Nëse unë jam një qytetar që deshiroj dhe kam të drejtën të eci në këmbë, lind pyetja: Ku do te eci unë? Në trotuar, do të ishtë pergjigjia më spontane dhe logjike. Po, në këtë trotuar aq shumë të munguar në disa zona të Tiranës dhe aq shumë të ngushtuar në zona të tjera.

Më 22 Shtator, pjesëtarë të Qendrës EDEN, anëtarë të organizatave të tjera dhe individë të rastësishëm , u bashkuan për një Marshim paqësor për të promovuar dhe nxitur të ecurit në këmbë. Trotuarët për këmbësorët bëhen më të vëshirë për tu kaluar dhe nga çiklistët edhe në ato zona ku janë me sinjalistikat e duhura. Përpara një situate të tillë, me një qytet metropol e gjithnjë në zgjerim, por me mungesa të dukshme të trotuarëve, vendosëm, të kerkojmë trotuarin tonë dhe të pyesim a kemi ne trotuarë ku të kalojmë? Këto ishin disa nga mesazhet ndërgjegjësuese që përcollëm në këtë ditë të shënuar.

Me një itinerar të mirëpërcaktuar ecëm në këmbë në trotuarët e Tiranës, në zona ku ka problem të dukshëm, por edhe në ato vende ku trotuari është në rregull. Ky marshim synonte të theksonte nevojën që kemi për trotuarë, përmirësimin e sinjalistikës rrugore për këmbesorin, pa lënë jashtë vëmendjes vlerësimin pozitiv për zonat ku trotuari dhe sinjalistika janë të siguruara.

Aktiviteti nxiti vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët të nxitur nga rreth 50 këmbësorë që marshuan të veshur me bluza me mesazhin: “Dua trotuarin tim” dhe me pankarta sensibilizuese, u identifikuan shumë shpejt dhe lehtë me qëllimin e marshimit. Kjo ishte një nismë që u përqafua dhe vlerësua nga çdo individ, sepse përfaqëson në vetvete mendimin-shqetësimin-nevojën e të gjithëve për të pasur atë që me të drejtë u takon; atë që është e përbashkët dhe na fton të gjithëve për një bashkëjetesë të qetë e të qëndrueshme, në një komunitet më të ndërgjegjësuar që mbron dhe do mjedisin që e rrethon.

Mjedisi na përket të gjithëve, Sepse të ecësh është bukur!

Falenderojmë përzemërsisht organizatat e palodhura mjedisore, vullnetarët e Qendrës EDEN dhe mbi të gjtha qytetarët e dashur!. Ndiqni fotografitë e aktivitetit në faqen facebook të qendrës EDEN duke klikuar këtu:

Ky marshim u zhvillua në kuadër të projektit “Perspektivë drejt integrimit në BE- Angazhim i qytetarëve aktivë dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore". Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit Achieve, zbatuar nga REC Shqipëri dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në Shqipëri