Nis promovimi i projektit BAS
Qendra EDEN dhe Bashkia Tiranë nisin promovimin e projektit BAS (Përfito duke kursyer) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Kjo ditë sot, mblodhi së bashku në parkun e ri të lojrave pranë Piramidës, 60 nxënës dhe vullnetarë për t’i thënë “STOP ndotjes nga plastika!” . Për 14 vite rresht jemi munduar të pëcjellim tek banorët e kryeqytetit mesazhe për mbrojtjen e tokës sonë dhe u kemi bërë thirrje të na bashkohen me veprimet e tyre.
Sot zgjodhëm një nga lagjet e qeta, por sërisht qëndrore të qytetit, jo vetëm për t’ju bashkuar lëvizjeve mbarë botërore, por edhe për të filluar punën konkrete me ndërgjegjësimin qytetar në kuadër të projektit rajonal Interreg V-B “Ballkan – Mesdhe 2014-2020” titulluar “ Përfito duke kursyer – BAS “ .
Për mëse 3 orë nxënësit e shkollës 9-vjecare të New York-ut në Tiranë vizatuan mesazhet e tyre për minimizimin, reduktimin apo refuzimin e përdorimit të qeseve plastike mbi cantat të krijuara nga vullnetarët e EDEN duke përdorur veshje të cilat ne nuk i përdorim më. Dëfrimi ishte ende më i madh kur Znj. Albana Bregaj-Joxhe dhe kolegët e bashkisë së Tiranës iu prezantuan kuiz-in ”Rrota e Tokës”, me anë të të cilit kushdo mund të masë njohuritë mbi reduktimin, refuzimin, ripërdorimin dhe riciklimin e plastikës.
Numri i kalimtarëve kuriozë u shtua kur nxënësit filluan t’i shërndanin cantat dhe ti ftonin ata të provonin njohuritë e tyre në kuiz.
Me dëshirën për të bërë dicka të mirë çdo ditë, secili nga ne mund të mendojë dhe të veprojë për të patur një Tiranë më të pastër, më të bukur, më të shëndetshme, pa mbeturina të hedhura gjithandej.
Fotografitë e aktivitetit i gjeni në facebookun e qendrës EDEN
Nëse dëshironi të bëheni qytetarë aktiv dhe kontribuoni sadopak me veprimet tuaja për riciklimin në zonën e Liceut na kontaktoni në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.