Dita e Tokës 22 dhe 23 Prill 2019
Qendra Mjedisore EDEN, sikundër çdo pranverë të viteve të kaluara, zhvilloi festimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës edhe këtë pranverë!
Kthyer në një traditë të organizatës e cila këtë ditë kaq të rëndësishme e lidh me sitnën e bukur të pranverës, çeljen e luleve, ardhjen e zogjve shtegtarë pra zgjimin e natyrës nga dimri i gjatë. Jo rastësisht kjo Ditë gjithmonë sjell dëshirën për të punuar akoma më shumë dhe për të sjellë ndryshim në sjelljen e njeriut përkarshi tokës sepse kjo stinë të kujton se çfarë mrekullish ka kjo tokë të cilat janë shumë të brishta kundrejt aktiviteteve njerzore.
Dita e Tokës këtë vit u organizua në datë 22 dhe datë 23 Prill 2019.
Ditën e hënë 22 Prill, të rinjtë aktivë dhe shumë të dashur të EDEN organizuan një panair "up-cycling" me materiale të ricikluara pëpara Qendrës Ekologjike të Edukimit Mjedisor EDEN në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Materialet të punuar me aq mjeshtëri përcillnin mesazhin që kjo ditë mbarte “Të Mbrojmë Speciet”. Të rinjtë e angazhuar në këtë aktivitet infromuan të gjithë vizitorët që kalonin aty pranë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe efektet ngative që sjell aktiviteti njerzor te gjallesat e tokës dhe te ujit.
Ditën e martë datë 23 prill 2019, pranë Parkut të Piramidës , Qendra EDEN dhe Bashkia e Tiranës festuan Ditën e Tokës duke promovuar nismën “BAS Për Tiranën Time”. Kjo fest u zhvillua pikërisht në këtë zonë me qëllim lançimin e projektit pilot në kuadër të projektit “Benefit As you Save –“BAS”, Stimulimi i pjesëmarrjes qytetare në procesin e riciklimit përmes zbatimit të sistemit të përfitimit" pjesë e Programit Rajonal Interreg V-B " Ballkan-Mesdhe 2014-2020. Qëllimi i kësaj skeme është informimi dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut për produktet miqësore me mjedisin si dhe ndarjen e mbeturinave që në burim. Për këtë ditë, organizuesit kishin zgjedhur specifikisht 3 tema : menaxhimin e mbetjeve, ujin si dhe energjinë, tema të cilat kanë lidhje direkte me ndërhyrjen e njerëzve në natyrë dhe keq përdorimi tyre sjell pasoja të mëdha në natyrë duke prekur specie e ndryshme.
Për të patur një ndikim të madh në zonën ku do të zhvillohet projekti pilot, por duke përfshirë dhe një një publik më të gjerë u zhvilluan një sër aktivitetesh. Festimi u hap me fjalimet përshëndetëse të Znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive qendra EDEN, duke vijuar me Z. Genci Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik Bashkia Tiranë. Magjinë e festimit si çdo vit e kishin punimet e bukura të krijuara nga duart e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare: Kosova, New York, Jordan Misja dhe Kolegji Turgut Ozal. Fëmijët kishin sjellë punimet e tyre me temë mbi reduktimin e mbetjeve, riciklimin dhe energjinë e rinovueshme. Për të përforcuar mesazhet e tyre, nxënësit e shkollës Kosova zhvilluan një pjesë teatrale me mesazhin që njerzit duhet të ndajnë mbetjet në burim dhe duhet të mos prodhojnë më mbetje pafundësisht, e më pas nxënësit e shkollës 9-vjeçare New York përcollën të njëjtin mesazh në formën e një skeçi duke bërë të gjithë pjesëmarësit të buzëqeshin. Gjallërisë fëminore dhe dëshirës për të ndryshuar realitetin ku jetojnë ju shtuan dy lojra aq të dashura dhe gazmore si: pikturimi i çantave prej beze duke shkruar mesazhe nga vetë fëmijët si dhe loja "Eko-Monopoli" që tërhoqi vëmendjen jo vetëm të fëmijëve, por dhe të rriturve që merrnin pjesë në këtë aktivitet.
Të fokusuar në përcjelljen e mesazheve, në hapësirën ku zhvillohej aktiviteti ishin ekspozuar panele foltovoltaike nga kompanitë e energjisë diellore dhe githashtu një ekspozitë fotografish për mbrojtjen e mjedisit. Në kënd shumë i veçant ishte “Këndi i Ditës së Tokës Ndër Vite”, një kënd që solli në vëmendje të gjitha festimet e mëparshme dhe temat që ka përcjell çdo vit kjo festë. Kjo ditë kaq e veçantë dhe me kaq shumë festime u mbyll me përshëndetjen e Z. Blendi Klosi, Minstër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i cili me shumë entuziazëm dhe vëmendje ndoqi prezantimin e fëmijëve për të gjitha punimet e krijuara nga duart e tyre.
Fëmijët, e ardhmja e vendit tonë treguan sërish që pranvera është stina e zemrës së tyre sepse pranvera sjell jetë dhe jeta sjell ndryshim. Të mbrojmë specie duke i dhuruar Tokës asgjë më shumë se vetëm dashuri duke ndryshuar sjelljen tonë.
Fotografitë e aktivitetit mund ti ndiqni në facebook të qendrës EDEN.