Intervistë për sistemin e pastrimit kimik në Tiranë
Qendra EDEN në bashkëpunim me studentë të Institutit Politeknik të Worçesterit, SHBA, po zhvillon një studim për sistemin e pastrimit kimik në Tiranë. Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë alternativat në të mira të mundshme të praktikave të menaxhimit të mbetjeve të bizneseve të pastrimit kimik në Tiranë, në mënyrë që të zvogëlojë ndikimin e tyre tek punëtorët e pastrimit kimik, në mjedis dhe në publik.
Studimi bazohet dhe në zhvillimin e intervistave online. Nëpërmjet intervistës synohet të mblidhet informacion për praktikat e banorëve të Tiranës në lidhje me pastrimin kimik.
Përgjigjet tuaja të vlefshme do të shërbejnë në hartimin e raportit përfundimtar në kuadër të këtij studimi i cili do të jetë publik në përfundimin e tij. Intervista është konfidenciale.
Për të dhënë kontributin tuaj online ju lutem plotësoni intervistën duke klikuar në këtë link