Ekonomia qarkulluese nxitëse për Bashkinë e Tiranës

Qendra mjedisore EDEN, përfundoi në muajin janar 2020, projektinVënia në pah e Ekonomisë Qarkulluese- si një përqasje e re për një shoqëri aktive”. Projekti synonte rritjen e kuptimt  dhe të përforcohet i menduarit kritik për ekonominë qarkulluese nëpërmjet qasjeve praktike të modeleve në jetën e përditshme të qyteteve. Një seri aktivitetesh u zhvilluan për të arritur qëllimin e projektit. Një workshop për Ekonominë Qarkulluese, 2 ditor nëHarta e Ekonomise qarkulluese ne Qytetetin e Tiranes EDEN qershor 2019 u zhvillua në Tiranë, ku pjesëmarrës ishin organizata nga vende të ndryshme të Shqipërisë, biznese etj, në total rreth 35 pjesëmarrës. Në fund workshop finalizoi 4 ide të cilat bazoheshin në konceptin e ekonomisë qarkulluese, dhe ideja më e mirë u zbatua në 2 qytete në Berat dhe Shkodër nga organizatat lokale," Për mirëqënie sociale dhe mjedisore", "Alenca e Alpeve Shqiptare" dhe "Teuta Dezajn", Berat.
Aksionet lokale u zhvilluan me nxënësit e shkollave dhe me banorët, ku filllimisht iu dha informacion rreth ekonomisë qarkulluese dhe më tej të rinjtë me ndihmën e organizatave lokale zhvilluan vetë objekte të reja duke u bazuar në materiale që nuk përdoreshin më. Një tjetër aksion lokal u zhvillua dhe në Tiranë, ku përvec informacionit për ekonominë qarkulluesë në Sheshin Skënderbej banorët u ftuan në një forum diskutimi për rëndësinë e temës dhe lidhjes që ekziston me ndryshimet klimatike. Në përmbyllje të këtyre aksioneve lokale u vu re nevoja për zhvillimin e sa më shumë aktiviteteve të tilla si organizatorët dhe pjesëmarrësit ishte e madhe shprehën dëshirën që nisma të tilla të replikohen përsëri madje dhe në qytete të tjera të vendit.

Qendra EDEN gjithashtu zhvilloi, leskione me studentët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe meTirane v1 aktivistët e organizatës. Më tej u krijua një grup me 20 të rinj që identifikuan në hartë në sajë të një punë dy mujore në terren bizneset të cilat kanë potencial për ekonominë qarkulluese. Të rinjë zhvilluan dhe një video “Eksplorimi i nismave te Ekonomise Qarkulluese ne Tirane” e cila tregon të gjithë procesin e ndjekur për identifikimin e 27 bizneseve.

Qendra EDEN dhe të rinjtë, këtë hartëzim në terren e shtynë edhe më tutje me qëllimin për të nxitur bashkinë e Tiranës për të prioritizuar në nismat e saj konceptin e ekonomisë qarkulluese. Një letër me gjetjet dhe rekomandime,nga hartëzimi në terren i bizneseve të ekonomisë qarkulluese. Letra “Tirana pararojë në nxitjen dhe mbështetjen e nismave të ekonomisë qarkulluese – vëmendja e të rinjve ndaj zhvillimit të një qyteti rinor, social dhe të shëndetshëm” i është drejtuar këshillit të Bashkisë Tiranë dhe qendra EDEN dhe të rinjtë zhvilluan një takim (03.02.2020) me Komisionin e Çështjeve Rinore dhe Punësimit në ambientet e Bashkisë Tiranë, të cilët e mirëpritën nismën dhe shprehën angazhimin që në mbledhjet e këshillit bashkiak do të paraqesin projektin  dhe gjetjet e tij sipas letrës dërguar këshillit.

Falenderojmë të gjitha organizatat, bizneset të cilat kanë qenë pjesë të këtij projekti, të gjithë banorët dhe të rinjtë që mirëpritën çdo informacion të ndarë. Në mënyrë të veçantë qendra EDEN falenderon organizatat lokale për aksionet në Shkodër dhe Berat dhe të rinjtë që të palodhur dolën në terren në qytetin e Tiranës për identifikimin e bizneseve sipas sistemit të ekonomisë qarkulluese.

Fotografitë mund ti ndiqni në facebook të qendrës EDEN

Në kuadër të projektit “Vënia në pah e Ekonomisë Qarkulluese- si një përqasje e re për një shoqëri aktive”” nëpërmjet Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. në kuadër të projekti rajonal ENV.Net me fonde të Bashkimit Evropian