Leksione për të rinjtë mbi Ekonominë dhe Sipërmarrjen e Gjelbër!

88972404 2668941590030243 7300108646896107520 nQendra EDEN në kuadër të projektit “Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal” organizoi rreth 15 orë leksione me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Tiranës dhe Cërrikut.

Objektivat kryesore të këtyre leksioneve ishin promovimi i rëndësisë dhe konceptit të Ekonomisë së Gjelbër dhe Sipërmarrjes së Gjelbër. Gjithashtu këto leksione u mbajtën nga Qendra EDEN për të promovuar rëndësinë e shoqërisë civile në sigurimin e mjeteve të pjesëmarrjes së qytetarëve, ndikimin dhe monitorimin e politikave publike për të rinjtë. Në atë mënyrë, të rinjtë gjithashtu do të jenë të motivuar të jenë qytetarë aktivë dhe të marrin një rol aktiv në zhvillimin e bashkësive të tyre dhe punën e shoqërisë civile.

Gjatë këtyre leksioneve u shpërndanë publikime rreth Ekonomisë së Gjelbër, Praktikave më të mira rreth kësaj cështje si dhe manual rreth Sipërmarrjes së Gjelbër.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe koordinatori i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia. Ndiqni për më shumë fotot në facebook!

Për më shumë informacion mbi projektin mund të kontaktoni Albana Joxhe,
email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., Qendra EDEN.