Slogane për ndryshimet klimatike në Shqipëri

Që prej muajit shtator 2019, vullnetarë dhe anëtarë të Qendrës EDEN kanë qënë aktivisht të angazhuar në organizimin dhe ndërmarrjen e aksioneve përLoesje 1 nxitjen e përpjekjeve për të lehtësuar impaktin e ndryshimeve klimatike në Shqipëri, duke organizuar marshime të ndryshme për klimën (si një nga organizatat themeluese të lëvizjes “Fridays For Future Albania”) në Tiranë dhe duke nxitur rolin/pjesëmarrjen e të rinjve në këto aksione. Përpjekjet për të arritur qëllimin – ndryshimi i sistemit dhe jo ndryshimin e klimës – ende vazhdojnë, madje edhe më të fuqizuara.

Përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, Qendra EDEN në kuadër të projeketit “Imperative slogans for Climate Change in Albania”, mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri, organizoi 4 seminare virtuale “Loesje për ndryshimet klimatike në Shqipëri”, nën lehtësimin dhe metodologjinë e ekspertëve të “Loesje Hollandë” – të cilët janë një grup njërzish që mbështesin krijimin e sloganeve tërheqëse dhe komike që pasqyrojnë cështje aktuale të botës me qëllim që të nxisin mendimin dhe veprimin e lexuesve mbi temën e referuar. Qëllimi kryesor i këtyre workshop-eve ishte angazhimi i grupit të synuar në zhvillimin dhe krijimin e sloganeve inspiruese dhe komike për ndryshimet klimatike në Shqipëri.

Kishim kënaqësinë që workshop-i i parë, organizuar më datë 25 Qershor 2020, të përshëndetej nga Ambasadorja e Ambasadës Hollandeze në Shqipëri, Znj. Guusje Korthals Altes, e cila shprehu kënqësinë e saj për këtë bashkëpunim midis Hollandës dhe Shqipërisë, për të ndërtuar mesazhe sa më ndërgjegjësuese në lidhje me ndryshimet klimatike, gjithashtu Ambasadorja përshëndeti pjesëmarrësit duke cituar disa nga sloganet e Loesje. Në vijim, një prezantim përshëndetës u mbajt dhe nga znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive e Qendrës EDEN, e cila theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave midis vendeve evropiane, vecanërisht kur në fokus janë tema të rëndësishme si ndryshimet klimatike. Loesje 2Megjithëse workshop-et u organizuan online për shkak të situatës pandemike të COVID-19, aktorë të ndryshëm kyc u bënë pjesë e këtyrë workshop-eve, përfshirë – ekspertë për klimën dhe mjedisin, përfaqësues të organizatave mjedisore lokale dhe kombëtare, përfaqësues të administratës publike, akademik, etj.

Pjesëmarrës të cilët u bënë pjesë të workshop-eve, nga qytetet si Tirana, Kurbini, Belshi, Shkodër, Fier, Berat, etj, theksuan edhe njëherë rëndësinë e të vepruarit për ndryshimet klimatike. Përvec kësaj, u shprehën se workshop-et ishin tepër unike dhe interesante, ku gjatë gjithë kohës ata qëndruan aktiv dhe shijuan procesin interaktiv të krijimit të sloganeve. Në fund të secilës prej workshop-eve të organizuara, pjesëmarrësit ishin kurioz dhe entuziast për sloganet që do të dilnin si produkt i imagjinatës së tyre.

Në vazhdimësi, sloganet e hartuara nga pjesëmarrësit do të promovohen në forma të ndryshme inovative, ku postera të printuara do të ndahen në hapsira publike si fakultete, markete, autobuzë dhe institucione publike, ku përvec kesaj disa murale do tw pikturohen në Tiranë dhe qytete të tjera. Fushata do të mbyllet me një marshim me bicikleta ku të rinjtë do të veshin bluze të stampuara më sloganet e Loesje për ndryshimet klimatike. Për të mësuar më shume rreth projektit dhe hapave të tjerë në vazhdim dhe nëse këni interes për t’u bërë pjesë e tyre, qëndroni të informuar nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Qendrës EDEN!

Për të shuar kuriozitetin tuaj, po ndajmë me ju një nga sloganet e krijuara nga pjesëmarrësit gjatë workshop-eve virtuale, pjesa tjetër do të publikohet në ditët ne vijim.

"Ndryshimet Klimatike, nuk është faji i jashtëtokësorëve për çdo gjë"

Nëse keni ndonjë pyetje mos hezitoni që të na kontaktoni nëpërmjet – Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Seminaret virutale “Loesje për ndryshimet klimatike në Shqipëri” u organizuan nga Qendra EDEN në bashkëpunim me “Loesje Hollandë”, në kuadër të projektit “Imperative slogans for Climate Change in Albania”, mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri.