Java e plumbit arrin në Shqipëri! Bashkohu me nismën!

Java Ndërkombëtare e Parandalimit të Helmimit nga Plumbi është një nismë e Aleances Për Plumbin Në Bojëra (Lead in Paint Alliance) dhe zhvillohet çdojava e plumbit vit gjatë javës së fundit të tetorit. Përgjatë javës këtë rradhë Qendra EDEN do të nisi një fushatë online te cilën mund ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter. Partnerët e përfshirë në këtë fushatë janë: Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UN Environment), Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Qendra e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit dhe IPEN.

Qëllimi i kësaj fushate është rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e veprimit për të adresuar efektet e ekspozimit ndaj plumbit që gjendet në bojëra në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek fëmijët. Nevoja për një fushatë të tillë lind kur informacioni per toksicitetin dhe rrezikun që vjen prej pranisë së plumbit është pothuajse i panjohur nga masa. Shumë vonë janë nisur fushatat e ndërgjegjësimit dhe të ngrihet si problem në Shqipëri (afërsisht nga viti 2010) ndërkohë që në vëndet e zhvilluara si Amerika plumbi është vendosur nën një standart prej 90 ppm (pjeseza per million) që prej vitit 1978 duke ulur drastikisht efektet negative të plumbit.

Qendra EDEN është përfshirë në aktivitetet ndërgjegjësuese të kësaj jave që nga viti 2016. Edhe këtë vit Qendra EDEN do të ndërgjegjësojë përmes një fushate virtuale dhe duke dhënë rekomandimet sesi mund të parandalojmë helmimin nga plumbi në bojëra. Në rrjetet tona sociale do të mund të na ndiqni nga data 25 deri në 31 Tetor ku do të postojmë çdo ditë të gjitha materialet informuese të cilat pasqyrojnë rreziqet dhe problemet që shfaqin vendet në zhvillim si vendi ynë.

Ne inkurajojme të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në vlerësimet tona online nëpër apo duke dhënë mendimet e tyre në komente. Kjo do të na ndihmonte të përcaktonim nivelin e ndërgjegjësimit dhe ndikimin e kësaj fushate virtuale. Për më tepër të gjithë të interesuarit do të mund të na ndjekin ditën e mërkurë 28 Nëntor 2020 në emision në radion “City Radio Albania” ku përfaqësues të Qendrës EDEN do të përmbledhin gjithë fushatën e Javës Ndërkombetare për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi.

#BanLeadPaint  #ILPPW2020