Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve 2020 | Orë edukative
Çfarë është Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve? Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve (JERM) është fushata më e madhe ndërgjegjësuese në lidhje me parandalimin e mbetjeve në Evropë. Përgjatë JERM, qytetarë, shkolla, apo organizata – organizojnë aktivitete të ndryshme në nivel lokal për të ndërgjegjësuar mbi alternativat e reduktimit të mbejtjeve.
Në kuadër të JERM 2020, ditën e premte, 27 Nëntor 2020, Qendra EDEN zhvilloi një orë edukative mbi riciklimin dhe se si mund të reduktojmë mbetjet duke u argëtuar, me nxënësit e shkollës 9-vjecare "Avni Rustemi" në Tiranë. Nxënësit u prezantuan me materialet që mund të riciklohen dhe materialet jo të përshtatshme për riciklim. Përgjatë bisedës, nxënësit ndan praktikat që zbatojnë në jetën e përditshme në funksion të ripërdorimit të mbetjeve – si psh: krijimi i kartolinave të punuara me materiale të përdorura, përdorimi i shisheve apo kavanozave të qelqit, etj.
Përvec kësaj, Qendra EDEN i dhuroi shkollës "Avni Rustemi", 2 kosha për ndarjen e mbetjeve që u vendosën në oborrin e shkollës, ku nxënësit do të mbështeten për të vijuar klasifikimin dhe hedhjen e mbetjeve të tyre në kosh.
Falenderojmë mësuesit e shkollës 9-vjecare ‘Avni Rustemi’ për bashkëpunimin!