EDEN pjesë e programit ESC
Përgjatë 4 vite të fundit, Qendra EDEN, nën programin e shkëmbimit “European Voluntary Service” (EVS), ka dërguar dhe pritur vullnetarë nga vende të ndryshme të Evropës. Shkëmbimet e përfituara nga ky program i kanë dhënë mundësi organizatës që të pasurojë mjedisin e saj të punës me aftësi, përkushtimin dhe motivimin e të rinjve nga vende të tjera, por përvec kësaj duke i dhënë mundësi anëtarëve të saj dhe të rinjve që të jenë pjesë e një mjedisi ndërkulturor.
Që prej vitit 2018, Komisioni Evropian ka zgjeruar programin e shkëmbimit EVS, në një program më multi-dimensional, të quajtur - European Solidarity Corps (ESC). Programi i shkëmbimit ESC është nismë e Komisionit Evropian si vazhdimësi e programit EVS, i cili ofron mundësi vullnetarizmi për të rinjtë në projekte që në qendër kanë komunitetin, në vende të ndryshme të Evropës.
Së fundmi, Qendra EDEN ka rimarrë akreditimin/miratimin për të aksesuar programet e shkëmbimit ESC, si një organizatë pritëse dhe dërguese. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni profilin e Qendres EDEN në European Youth Portal. Ndërkaq, për të zbuluar mundësi të tjera shkëmbimi, klikoni këtu.