Mendimi i qytetarëve për ndotjen nga plastika

NDOTJA PLASTIKEMendimi i qytetarëve për ndotjen nga plastika


Plastika është një material i prodhuar për të zgjatur përgjithmonë, ku 33% e plastikës – shishet e ujit, qeset apo pipat plastike - përdoren vetëm një herë, pa asnjë mundësi ripërdorimi nga ana e konsumatorit. Plastika nuk mund të biodegradohet, ajo ndahet në pjesëza të vogla.

Si pasojë e konsumit të papërgjegjshëm dhe mungesës të një sistemi të qëndrueshëm “prodhim-konsum-riciklim”, ndotja plastike është kthyer në një fenomen global lehtësisht i evidentueshëm në mjediset dhe komunitetet tona. Ndotja plastike shkaktohet si pasojë e akumulimit të objekteve dhe mbetjeve plastike (si psh: shishe plastike, qese, etj) mbi sipërfaqen e tokës, duke ndikuar negativisht jetesën e njerëzve dhe kafshëve të egra.

MENDIMI I QYTETARËVE PËR NDOTJEN PLASTIKE

Qytetarët janë aleatët më të rëndësishëm në parandalimin e ndotjes nga plastika. Nisur nga kjo, Qendra EDEN zhvilloi një pyetësor të përgjithshëm, drejtuar qytetarëve për të siguruar një pasqyrë të përgjithshme të perceptimit të qytetarëve dhe gatishmërinë e tyre për të luftuar fenomenin e ndotjes nga plastika.

Në një hark kohor prej 6 ditësh, nëpërmjet kanalave të komunikimit të Qendres EDEN, një numër i konsiderueshëm qytetarësh, ku 70% i përkasin gjinisë F dhe 30% gjinisë M, vendosën të ndanin me ne opinionet tyre mbi ndotjen nga plastika. Në vijim, mësoni se si janë përgjigjur qytetarët disa prej pyetjeve të drejtuara.

Sikurse theksuar më lartë, fenomeni i ndotjes nga plastika është kompleks dhe si i tillë, adresimi i shkaqeve të këtij problemi është i vështirë. Qytetarët u pyetën se cili është problemi kryesor i ndotjes nga plastika, dhe 82.5 % e tyre, mendojnë se problemi kryesor është i ndërlidhur midis – (i) Konsumit jo të përgjegjshëm të plastikës, dhe (ii) Menaxhimit jo i mirë i ndotjes nga plastika. Ndërkaq, 12.5% e qytetarëve, u shprehën se problemi kryesor është menaxhimi jo i mirë i plastikës. Ndërsa pjesa tjetër mendojnë se asnjëra prej tyre, nuk përbën shkaqet kryesore të ndotjes nga plastika.

Për të vlerësuar në mënyrë jo të drejtpërdrejt nivelin e ndotjes nga plastika dhe praninë e saj në mjediset ku jetojnë/punojnë të intervistuarit tanë, qytetarët u pyetën nëse kanë identifikuar raste të ndotjes plastike përreth zonave ky jetojnë/punojnë: 85% e tyrë, janë përgjigjur se janë në dijeni për raste të ndotjes plastike, ndërsa 15% e tyre, nuk janë në dijeni.

Ndër vite, institucionet përkatëse, qofshin vendore apo qëndrore, kanë ndërmarrë një sërë hapash (strategji, politika, vendime) për trajtimin e ndotjes nga plastika. Mirëpo, mesa duket besimi i qytetarëve se ndotjes nga plastika do t’i vijë fundi nuk është fituar. Qytetarët u pyëtën nesë kanë besim te menaxhimi i ndotjes nga plastika në Shqipëri – (i) 80 % e tyre, u përgjigen - Jo (besoj se nuk ndërmerren masa përparandalimin/trajtimin e ndotjes nga plastika); (ii) 17.5% - Mesatarisht (Pavarësisht problemeve nëterren, institucionet vazhdimisht angazhohen); 2.5% - Po (Shumë mirë, besoj se nuk kemiprobleme të ndotjes nga plastika).

Në vazhdim të pyetësorit të zhvilluar, ekipi i projektit të Qendres EDEN vendosi të testoi gatishmërinë individuale për të reduktuar ndotjen plastike. Qytetarët u pyetën nëse janë të gatshëm për të reduktuar blerjen dhe konsumin e produkteve me plastikë – (i) 85 % e qytetarëve të intervistuar, shprehen të gatshëm; (ii) 2.5% nuk janë të gatshëm, ndërsa (iii) 12.5 % shprehen të dyzuar (Nuk e di).

Në përfundim të pyetësorit, qytetarët u ftuan të ndanin me ekipin e projektit EDEN, sugjerime se si mund ta parandalojmë/trajtojmë ndotjen nga plastika. Idetë e sugjeruara janë nga më të ndryshmet, disa prej tyre i referohen masave dhe politikave që duhet të ndërmerren dhe disa prej tyre i referohen kontributit që gjithësecili prej nesh duhet të japë për të parandaluar ndotjen nga plastika. Sugjerimet janë si në vijim – blerja e produkteve agroushqimore në tregjet lokale, edukimi dhe ndërgjegjësim i qytetarëve, përforicimi i kuadrit ligjor, etj.

Falenderojmë të gjithë qytetarët që vendosën të ndanin opinionet dhe idetë e tyre gjatë zhvillimit të pyetësorit!

*Të dhënat e plota e mbledhura gjatë zhvillimit të pyetësorit “Mendimi i qytetarëve për Ndotjen nga Plastika” do të publikohen në raportin në hartim që Qendra EDEN po përpilon në kuadër të projektit “Ndotja Plastike, Në Fokus!”, mbështetur nga IPEN | For a free-toxic future.

Yellow and Orange Rectangles Modern Swiss Business Retractable Exhibition Banner