73 OJF nxisin miratimin e projektligjit të Padisë kolektive

Në kontrast me sistemet juridike të disa prej vendeve anëtare të BE-së, në vendin tonë vërehet mungesa e mjeteve juridike që sigurojnë mbrojtjen kolektive të konsumatorëve apo dhe të grupeve të tjera në nivel gjyqësor, përfshirë këtu instrumentin e dëmshpërblimit kolektiv. Si vijim Qendra mjedisore EDEN, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare dhe CR Partners kanë qenë të angazhuara për të propozuar krijimin e një mjeti procedural të ri, atë të padisë kolektive, i cili nuk njihet nga Kodi i Procedurës Civile aktual. Duke vlerësuar kuadrin ligjor procedural në Shqipëri, është menduar më e përshtatshme miratimi i një ligji të veçantë për paditë kolektive. Miratimi i ligjit “Për padinë kolektive” do të sillte dobi për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve, dobi në ekonominë gjyqësore, si dhe në efektivitetin e gjykimit të padive kolektive, për të parashtruar përpara gjykatës pretendimet e një grupi personash në interesin e tyre të përbashkët. Ai do të mundësonte ndalimin e shkeljeve dhe cenimeve të paligjshme civile e konsumatore, ekonomike e mjedisore, shkeljet në marrëdhëniet e punës si dhe kompensimin e qytetarëve për dëmin e pësuar

Si vijim, 73 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me një letër ku paraqitet kërkesa për të ushtruar nismën ligjvënëse për projektligjin "Për paditë kolektive”.

Letrën e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu .

Për tu njohur me tepër me Projektiligjin e propozuar për miratim:

Falenderojmë të gjitha organizatat të cilat kanë mbështetur këtë projektligj kaq të rëndësishëm i cili vjen në ndihmë të çështjeve mjedisore dhe jo vetëm.

Realizuar në kuadër të projektit "E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm ka domosdoshmëri mekanizmin e padisë kolektive!" mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS).