Takim: OShC-të mjedisore për integrimin e Shqipërisë në BE
Me datë 10 shkurt 2021, Qendra EDEN organizoi tryezën e diskutimit – “OShC-të mjedisore për integrimin e Shqipërisë në BE, Kapitulli 27. Integrimi i parimeve të gjelbra në politikë-bërje”, mbajtur në formën e kombinuar, e zhvilluar paralelisht fizikishisht dhe virtualisht nëpërmjet platformës Zoom.
Aktorë të ndryshëm kyc të përfshirë në mbrotjen e mjedisit në vend i’u bashkuan kësaj tryeze, të tillë si: ekspert mjedisi, anëtarë dhe drejtues të OSHC-ve mjedisore, përfaqësues nga administrate publike , studentë nga degët mjedisore të studimit, aktivist mjedisor – nga 6 qytete të ndryshme (Tiranë, Berat, Librazhd, Tropojë, Kukës).
Nën-lehtësimin e Drejtores Ekzekutive të Qendres EDEN, Znj. Ermelinda Mahmutaj, tryeza nisi me paraqitjen dhe diskutimin e grupimit të organizatave GREEN+27 mbi progresin e vendit në kuadër të Kapitullit 27 të negociatave për integrimin në BE. Raporti i pasqyruar nga grupimi GREEN+27 thekson pasqyrimin e Shqipërisë me BE-në: arritjet, boshllëqet e progresit dhe veshtrimi për zgjidhjen e mundshme të sfidave që ka ky proces. Nën-kapitujt e shqyrtuar nga raporti janë: Menaxhimi i Ujërave (REC Albania); Menaxhimi i Mbetjeve (URI); Ruajtja e Natyrës (INCA) dhe Legjislacioni Horizontal (Qendra EDEN). Një sesion interaktiv pyetje-përgjigje vijoi prezantimet nga organizatat përkatëse, ku përfaqësuesit e organizatave mjedisore sugjeruan dhe dhanë komentet e tyre në lidhje me qëllimin dhe aspektet e raportit.
Në vazhdim, program i tryezës vijoi me prezanimin e Znj. Sonja Vukovic (organizata SLAP, nga Kroacia),e cila ndau gjetjet dhe qëllimin e studimit në përpilim mbi mundësitë e zhvillimit të Ekonomisë së Gjelbër në rajon. Përvec kësaj, Znj. Vukovic bëri një hyrje mbi Ekonominë e Gjëlbër dhe se cili është roli i OSHC-ve mjedisore në zhvillimin e saj. Në fund të prezantimit, vendosur në kontekstin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Znj. Vukovic theksoi potencialin që ka zbatimi i principeve të Ekonomisë së Gjlebër në përvetësimin e Marrëveshjes Evropiane të Gjelbër. Në fund të prezantimit, OShC-të dhanë komentet e për mbi studimin, situatën e politikave mbështëtëse të ekonomisë së gjelbër dhe rekomandime për përafrimin me udhëzimet, objektivat dhe vlerat e BE-së.
Pavarësisht kushtëzimit shkaktuar nga Covid-19, falenderojmë të ftuarit dhe pjesëmarrësit e kësaj tryeze që edhe pse një takim i kombinuar virtualisht dhe fizikisht, nuk hezituan të ndanin opinionet dhe pikëpamjet e tyre.
Takimi “OShC-të mjedisore për integrimin e Shqipërisë në BE, Kapitulli 27. Integrimi i parimeve të gjelbra në politikë-bërje” u zhvillua në kuadër të projektit “Green Economy for an Advanced Region” dhe programit “Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27”.