Festojmë Ditën e Drinit

Dita 5 maj është një ditë e rëndësishme për Drinin. Shqipëria përshkrohet prej lumit më të gjatë në teriitorin e saj, prej lumit Drin. Drini me një gjatësi 335 km, përshkron Shqpërinë me 285 km të tij, dhe ky 5 maj 2021 ishte dhe më iDrini day 2021 veçantë për Drinin pasi shënon 10 vjetorin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për menaxhimit e basenit të Drinit (DRIN CORDA) mbështetur nga projekti Drin, GEF.
Qendra EDEN zgjodhi që këtë ditë ta festojë në rajonin e Shkodrës. Në kuadër të projektit “Drini – Mbështetje për jetën dhe natyrën", qendra EDEN i nisi festimet në Mjedë me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Hajmel". Nxënësit zhvilluan një guidë në natyrë për t'u njohur me vlerat e Drinit, me ekositemin me natyrën. Lojrat mjedisore shoqëruan aktivitetin ku nxënësit dhanë mesazhe për Drinin, si: Drini është burim energjie, Drini shërben për zhvillimin e turizmit, Drini ndihmon bujqësinë, Drini ka peizazh shumë të bukur dhe kafshë të egra.

Festimet "Muzikë, Natyrë dhe Bashkëveprim" vijuan pasdite në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, me një ekspozitë prej 26 fotografish. Dashamirës të mjedisit dërguan fotografitë e tyre për bukuritë e Drinit, që qendra EDEN i shfaqi në aktivitet. Një panel diskutimi u zhvillua me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të Këshilli të Basenit Ujor Drin – Bunë dhe Zyrën e Administrimit të Baseneve Ujore Drin – Bunë.
Ndër çështjet e diskutuara ishin, mungesa e ndërgjegjësimit të banorëve për të mbrojtur Drinin. U paraqit nevoja për patjen e fushatave të vazhdueshme ndërgjegjësuese më të rinjtë, me turistët etj., për të mos dëmtuar Drinin. Mbetjet ishin një nga temat më delikate që ndikojnë në mënyrë negative në lumin Drin. Institucionet shtetërore duhet të forcojnë inspektimet në terren, dhe vetë institucionet shtetërore përgjegjëse duhet të përforcojnë bashkëpunimin midis tyre në mënyrë që të ketë më tëpër monotorim dhe një administrim më të mirë të basenit ujor. Aktiviteti u shoqërua nën tingujt e muzikës nga muzikantë të rinj për të ftuar qytetarët e Shkodrës në aktivitet.
Qendra EDEN për këtë aktivitet shpërndau te të pranishmit çanta beze, byzylykë dore, me mesazh për Drinin, të punuara me tekstil nga materiale të ricikluara nga zonjat qëndistare të Vaut të Dejës, kartolina me fotografi nga Drini për t'ia dërguar të afërmëve, dhe spila meDrini Day 2021 1 kafshët dhe bimët më përfaqësuese të basenit ujor.

Falenderojmë Bashkinë Shkodër për bashkëpunimin e tyre, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet shtetërore që iu bashkuan aktivitetit dhe u angazhuan në diskutimin e panelit "Le të flasim për Drinin", dashamirësit e mjedisit që na dërguan fotografitë për ti paraqitur në ekspozitën e aktivitetit, Shkollën e Mesme të Bashkuar "Hajmel", vullnetarët e qendrës EDEN, Natyralistët, dhe të gjithë banorët që iu bashkuan festimeve me ne për Drinin.

Aktivitetet u mbështetën nga Programi Lehtësues i Fondit Global për Mjedisin (GEF) projektit me titull “Mundësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore në pellgun e zgjeruar të lumit Drin” (Projekti Drin) i zbatuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe ekzekutohet nga Global Water Partnership (GWP) përmes GWP-Mediterranean (GWP-Med).

Për më shumë ndiqni fotografitë në facebook duke klikuar këtu