Marrëveshja e Gjelbër Evropiane
Cfarë është Marrëveshja e Gjelbër Evropiane?
Marrëveshja e Gjelbër Evropiane (MGjE) synon të transformojë bllokun e 27 shteteve anëtarë të BE-së nga modele ekonomike të bazuara në prodhimin e Co2 në nivele të larta - drejt modele të qëndrueshme dhe të gjelbërta të bazuara në nivele të ulta të prodhimit të Co2, pa ndikuar në mirëqënien dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve, përmes një kapitali natyror më të pastër - ajrit, ujit më të pastër, etj. Edhe pse kjo mund t’ju tingëllojë dhe duket ambicioze, në të vërtetë është më shumë se kaq.
Si do të bëhet i mundur arritshmëria e MGjE?
MGjE do të bëhet i mundur përmes rishikimit dhe hartimit të kornizave legjislative që adresojnë dhe përcaktojnë synimet kryesore të vendosur nga Komisioni Evropian. Qëllimi kryesor që i gjithë blloku i BE-së zotohet është reduktimi i emetimeve të Co2 me 50% - 55% deri më 2030 (krahasuar me nivelet e 1990) - i cili parashikohet të jetë synimi parësor - krahas incentivave për të inkurajuar investimet dhe ‘gjelbërimin’ e sektorit privat dhe ndër të tjera reduktimin e presionit mbi larminë biologjike të Evropës, gjenerimit të mbetjeve apo menaxhimit të burimeve natyrore.
Cfarë roli do të luajë Parlamenti Evropian në zbatimin e MGjE?
Qeveritë e shteteve anëtare të BE-së do të hartojnë dhe miratojnë ligjet përkatëse mjedisore në Parlamentin Evropian (PE). Kjo u jep euro-deputetëve një rol kryesor në procesin e hartimit e ligjeve të reja apo rishikimin e atyre në fuqi që pritet të rrjedhin në vazhdim në kuadër të MGjE, si psh. - rishikimi i skemës të shumë kritikuar për gjenerimin e Co2 nga aktivitetet tregtare, standartet reja të prodhimit automjeteve, rishikimin e politikave të bujqësisë, ndryshimet në rregulat e BE-së mbi subvencionet shtetërore që do të ndahen me shtetet që do të reduktojnë gradualisht përdorimin e lëndëve djegëse.Praktikisht në këtë proces, roli i PE është të rrisë veprimin e gjelbër të bllokut - vitin e kaluar, PE deklaroi emergjencën klimatike.
(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.