Një marrëveshje e gjelbër gjithëpërfshirëse!
Mekanizmat gjithëpërfshirëse të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane (EU Green Deal)
Parimi themelor i përcaktuar që në pikënisjen e hartimit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane (MGjE) ka qënë - gjithëpërfshirja, dhënia e mundësive të barabarta dhe mbështetje për cilindo prej shteteve apo sektorëve të prekur nga tranzicioni i gjelbër historik i BE-së. Slogani që ka shoqëruar disktumet në tyrezat hartuese të MGjE ka qënë - “askush mos të lihet mbrapa” (ang. Leaving no one behind) - duke përshkruar më së miri prioritetin dhe fokusin e BE-së në sheshimin e pabarazisë që mund të lind prej këtij tranzicioni.
Bashkimi Evropian do të vendosë në dispozicion mbështetje për të gjitha vendet anëtare të bllokut, fokusuar kryesisht në rajonet të cilat janë prodhuese intensive të Co2 ose aty ku punësimi në sektorin e lëndëve djegëse zë një përqindje të konsiderueshëm të nivelit të punësimit kombëtar. Shtetet anëtare mund të aksesojnë instrumenta mbështetës, duke përgatitur plane kombetare tranzicioni të cilat mbulojnë periudhën deri në 2030 dhe duke identifikuar zonat ku mbështetja është e nevojshme. Këto plane gjithashtu duhet të synojnë alternativa e praktika më të mira menaxhuese sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Njerëzit dhe qytetarët, konsiderohen të jenë më të prekurit e këtij tranzicioni. Mekanizmat e tranzicionit do t’i mbrojnë përmes:
- Lehtësimit të mundësive të punësimit në sektoret e reja dhe atyre në tranzicion
- Ofrimin e mundësive trajnuese për përditësimin e kapaciteve/aftësive profesionale
- Përmirësimi i sistemeve izoluese të hapsirave banues
- Investim për të luftuar varfërinë energjitike
- Lehtësimit i aksesit të ujit dhe ajrit të pastër dhe të sigurtë.
Kompanitë dhe sektorët e ekonomisë, aktive në industritë intensive të prodhimit të Co2. Mekanizmat e tranzicionit do t’i mbrojnë përmes:
- Mbështetje e kalimit drejt teknologjive të gjelbërta dhe diversifikimit ekonomik bazuar në investime miqësore nga klimës
- Krijimi i kushteve tërheqëse për sektorin publik dhe privat
- Sigurimi i aksesit më të lehtë të kredive dhe mbështetjes financiare
- Investimie për krijimin e firmave, start-ups, SMEs të reja.
Shtetet anëtarë dhe rajonet e BE-së, me varësi të lartë në përdorimin e lëndeve djegëse dhe industrive me prodhim të lartë Co2. Mekanizmat e tranzicionit do t’i mbrojnë përmes:
- Mbështetje për kapërcmin e këtyre aktiviteteve drejt alternativave më të pastra.
- Krijimi i vendeve të reja të punës në sektorin e ekonomisë së gjelbër.
- Investim për një transport publik më të qëndrueshëm.
- Sigurimi i asistencën teknike.
- Investim për burime energjie të rinovueshme
- Sigurimi i kredive/mbështetjeve financiare për autoritetet publike lokale.
- Përmirësimi i infrastrukturës energjitike, ngrohjes qëndrore dhe rrjetit të transportit.
(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.